Dorëheqjet e policëve serbë në veri të Kosovës, shpallet konkursi për efektivët e rinj

Dorëheqjet e policëve serbë në veri të Kosovës, shpallet konkursi për efektivët e rinj

Pas dorëheqjes së policëve serbë në veri, Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e policëve të rinj.

Në dokumentet që janë publikuar në faqen zyrtare, tregohen edhe kriteret që duhet t’i plotësojnë ata që aplikojnë.

“Policia e Kosovës shpall konkurs – Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, serbët në katër komunat veriore u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, pas mosmarrëveshjeve të Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'