Joe Kent, drejtori i Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit (National Counterterrorism Center), një nga agjencitë kryesore amerikane në luftën kundër terrorizmit, ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke zbuluar se nuk mund të mbështesë luftën e administratës Trump. Kent ka deklaruar në rrjetet sociale se Irani “nuk përbënte asnjë kërcënim për momentin për vendin tonë dhe është e qartë se ne e nisëm këtë luftë për shkak të presioneve të Izraelit dhe të lobit të tij të fuqishëm në SHBA”.

Deklaratat e tij, të shoqëruara me një gjest të bujshëm, pritet të kenë një ndikim të fortë në imazhin e Donald Trump, edhe sepse referimi ndaj peshës së Izraelit në vendimin përfundimtar për të nisur sulmin ndaj Teheranit, duke vënë në rrezik jetën e ushtarëve amerikanë, ku deri tani numërohen trembëdhjetë të vdekur dhe mbi dyqind të plagosur, po ushqen pakënaqësi në bazën MAGA, e cila e ka akuzuar manjatin se është përkulur ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Por peshë ka edhe biografia e Kent, që përfaqëson simbolin e veteranëve amerikanë, “Rambo”-n e kthyer në super-agjent, atë figurë që shefi i Pentagonit Pete Hegseth, i mbushur me tatuazhe dhe selfie, e ka ndjekur prej vitesh pa arritur ta rivalizojë: Kent konsiderohet një hero i diskutueshëm lufte dhe një njeri që ka përjetuar një tragjedi personale të lidhur me terrorizmin.

«Jam i lumtur që është larguar, sepse ai thoshte se Irani nuk ishte një kërcënim». Këtë komentoi Trump dorëheqjen e Kent, kreut të Qendrës Amerikane përAntiterrorizmin. «Ishte një djalë i mirë, por shumë i dobët për çështjet e sigurisë», shtoi ai.

Kur Trump e zgjodhi, më 3 shkurt të vitit të kaluar, e cilësoi si një “hero amerikan” dhe si njeriun e duhur për të ndjekur dhe goditur terroristët. Tani, dorëheqja e tij, si një akt akuze ndaj agjendës së presidentit, dërgon një mesazh më të gjerë mosbesimi ndaj Shtëpisë së Bardhë. Pakënaqësia e Kent duket se reflekton edhe shqetësimet e niveleve operative të inteligjencës, të cilat shfaqen të rezervuara ndaj operacionit “Epic Fury” ndaj Iranit.

Pas njoftimit të bujshëm të dorëheqjes, të gjithë filluan të hulumtonin historinë e tij, e cila mund të përmblidhet në disa fakte të fuqishme dhe kontraverse: i lindur në Oregon në vitin 1980, në një qytet me rreth nëntë mijë banorë të quajtur Sëeet Home (“Shtëpi e ëmbël”), ish-anëtar i forcave speciale “Green Beret”, ish-agjent paramilitar i CIA-s, ka kryer njëmbëdhjetë misione luftarake në Irak, Lindjen e Mesme dhe zona të tjera konflikti, si dhe ka shërbyer edhe në një njësi tjetër elitare si Regjimenti i 75-të Ranger. Ka marrë dekorata të shumta, mes tyre gjashtë “Bronze Star”. Ai është një nga ato profile “hardcore” që pëlqehen shumë në SHBA, edhe për shkak të një tragjedie personale që e ka shënjuar: bashkëshortja e tij, Shannon Kent, ushtarake dhe agjente e inteligjencës, u vra në vitin 2019 në një sulm vetëvrasës në Siri. Kjo tragjedi e ka ndikuar thellësisht jetën e Kent, i cili për këtë arsye kishte vendosur t’ia kushtonte jetën luftës kundër terrorizmit.

Ndër hijet e historisë së tij është edhe kthesa politike: kandidat për Kongres në shtetin e Uashingtonit në vitet 2022 dhe 2024, Kent i humbi të dyja garat, për t’u afruar më pas me të djathtën populiste pro-Trump, me milicinë supremaciste “Proud Boys” dhe me grupe të tjera nacionaliste kristiane. I akuzuar si konspiracionist, gjatë seancës dëgjimore në Kongres për konfirmimin e emërimit të tij, Kent nuk u distancua kurrë nga pretendimet e rreme për manipulim zgjedhor të ngritura nga Trump dhe nga teoria konspirative sipas së cilës agjentët federalë kishin nxitur sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Shtëpia e Bardhë kishte parë tek ai një version edhe më të kualifikuar dhe më besnik të Hegseth, por rezultoi se ishte gabuar.

Si drejtues i antiterrorizmit, Kent u shfaq i pavarur, më pranë ushtarëve në terren sesa politikanëve të mbyllur në zyrat e tyre në Uashington. Ai ka sinjalizuar gjithashtu rritjen e pakënaqësisë brenda bazës MAGA lidhur me një luftë, motivet e së cilës mbeten ende të paqarta. Demokratët kishin qenë kundër emërimit të tij, ndërsa republikanët e mbështetën në mënyrë të unifikuar. Senatori konservator Tom Cotton, kryetar i Komisionit të Inteligjencës, në një fjalim në sallë deklaroi se Kent kishte “ia kushtuar karrierën e tij luftës kundër terrorizmit dhe mbajtjes së amerikanëve të sigurt”.

Joe Kent – i përzgjedhur nga Trump dhe me lidhje me të djathtën ekstreme – ka deklaruar se “Teherani nuk përbënte një kërcënim, ne e nisëm këtë konflikt nën presionin e Izraelit dhe lobit të tij në SHBA”. I konsideruar konspiracionist, ai ka mbështetur teoritë mbi sulmin ndaj Kapitolit, ndërsa është shënjuar thellë nga vdekja e bashkëshortes së tij, ushtarake dhe agjente e inteligjencës, e vrarë në vitin 2019 në Siri./La Repubblica

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Trump: Kreu i Antiterrorizmit ishte i dobët, jam i lumtur që dha dorëheqjen

1773243217_donaldtrump.jpg

«Jam i lumtur që është larguar, sepse ai thoshte se Irani nuk ishte një kërcënim». Këtë e tha Donald Trump duke komentuar dorëheqjen e Joe Kent, kreut të Qendrës Amerikane përAntiterrorizmin. «Ishte një djalë i mirë, por shumë i dobët për çështjet e sigurisë», shtoi ai.

Kent dha dorëheqjen duke thënë: «Nuk mund të mbështes luftën që po zhvillohet në Iran. Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë dhe është e qartë se kemi nisur këtë luftë për shkak të presionit të ushtruar nga Izraeli dhe lobimi i tij i fuqishëm në SHBA».

Trump më pas mohoi se vendimi i tij për të sulmuar Iranin ishte i ndikuar nga Izraeli, duke e cilësuar këtë vend si «partner». «Unë isha kundër Iranit shumë para se të mendoja se Izraeli mund të ishte kundër Iranit», shtoi presidenti amerikan.