Forcat izraelite kanë deklaruar se kanë eliminuar Komandantin e forcave iraniane Basij, Gholamreza Soleimani, pas sulmeve të kryera në 10 nga pozicionet e tyre në Teheran.
“Gjatë 24 orëve të fundit, komandanti i forcave Basij është eliminuar dhe më shumë se 10 nga pozicionet e tyre në Teheran janë goditur. Gjatë Operacionit ‘Gjëmimi i Luanit’, IDF ka kryer një përpjekje të vazhdueshme dhe të organizuar për të synuar Gardën Revolucionare dhe njësinë Basij, duke çmontuar qindra seli dhe qendra komande e kontrolli të njësisë në të gjithë Iranin, veçanërisht në Teheran", thuhej në deklaratën e IDF.
IDF bëri këtë njoftim, duke shtuar se forcat Basij kanë qenë përgjegjëse për vite me radhë për aktivitete terroriste dhe shtypjen e dhunshme të civilëve gjatë protestave të brendshme.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani konfirmon vrasjen e shefit të Sigurisë pas sulmeve izraelite! Media: Anija amerikane me 2.200 marinsa drejt Lindjes së Mesme










