Dorëzimi i listave shumë-emërore të partive, Celibashi: KQZ nis verifikimin e kandidatëve

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka humbur kohë. Menjëherë pas dorëzimit të listave shumë emërore nga partitë politike, ka nisur nga puna për verifikimin e kandidatëve. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bën me dije se verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve

"Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve", shkruan Celibashi.

 

Në mbyllje të ditës së djeshme, ora 24:00 ka shënuar zyrtarisht edhe fundit e afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ-së të listave të kandidatëve për deputetë. Të gjitha forcat politike kanë dorëzuar ekipet e tyre. Nga 3 forcat partitë kryesore e para që dorëzoi listat shumëemërore ishte Lëvizja Socialiste për Integrim. Vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lexoi emrat në 12 qarqet. Më pas në mbrëmje, pas mbledhjes së Kryesisë, ishte Partia Socialiste që bëri publikë rreth 160 emra në 12 qarqe.  Ndryshe nga dy të parat, Lulzim Basha priti minutën e fundit për të dorëzuar në KQZ emrat e kandidatëve të tij dhe të aleancës që drejton.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion