Dorëzohen Krimet e Rënda para
Dajtit, i kërkojnë ndihmë Nishanit

Dorëzohen Krimet e Rënda para <br />Dajtit, i kërkojnë ndihmë Nishanit
TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda dorëzohet sërish para Dritan Dajtit. Trupi gjykues ka vendosur të shtyjë seancën për më datën 5 prill dhe vendos të njoftoj Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të KLD, nënrkyetar i KLD-së, Elvis Cefën dhe Ministrin e Drejtësisë Eduart Halimin si dhe kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simonin për zhbllokimin e këtij procesi.

Në seancën e planifikuar për sot, nuk janë paraqitur avokatët mbrojtës të caktuar kryesisht ndërsa vetë i pandehuri ka kërkuar që gjykata të gjej zgjidhje sepse gjykimin nuk pengohet për faj të tij. Ndërkaq, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia dhe zv/kryetari Fatmir Braka, refuzuan mbrojtjen e Dajtit duke mos u paraqitur në seancën e sotme.

Seanca është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie ku para nisjes së procesit, qentë nuhatës antieksploziv kanë kontrolluar perimetrin e gjykatës dhe automjetet e parkuara për arsye sigurie si dhe forcat special kanë qëndruar ne hyrje të gjykatës.

Dritan Dajti ndodhet në burg akuzohet për vrasjen e Saimir Duckollari, Kastriot Feska, Fatos Xhani e Altin Dizdari gjatë një aksioni policor për arrestimin e tij në Durrës, në gusht të 2009, por seancat nuk zhvillohen pasi asnjë nga avokatët nuk pranojnë të mbrojnë të pandehurin.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka: Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë barbare nga narko-regjimi! Do ta paguajnë

Flamur Noka: Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë barbare nga narko-regjimi! Do ta paguajnë