4 anëtarë të Gjykatës së Lartë kanë dorëzuar detyrën.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije Arjana Fullani, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako kanë dorëzuar mandatin në mënyrë vullnetare.
Shkak për dorëzimin është bërë se për të 4 këta gjyqtarë kanë përfunduar mandatin 9-vjeccar.
Gjykata e Lartë thotë se të 4 gjyqtarët kanë paraqitur shkresë drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Për dorëzimin e mandateve Xhezair Zaganjori ka lajmëruar edhe Presidentin Ilir Meta. Mes gjyqtarëve që kanë dorëzuar detyrën është edhe Arjana Fullani, gruaja e ish-guvernatorit Adrian Fullani.
Zgjedhja e gjyqtarëve zvëndësues do të jetë e vështirë pasi ata duhet të emërohet nga organet e reja të drejtësisë, organe të cilat ende nuk janë ngritur.
Njoftimi për mediat
Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas konstatimit të plotësimit të mandatit 9 vjeçar me datë 28.07.2017 të gjyqtarëve të sipërpërmendur si anëtarë të kësaj gjykate, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit për secilin prej tyre.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, me shkresën nr. 2859 datë 30.06.2017, ka njoftuar Presidentin e Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për vendimmarrjen e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë lidhur me mbarimin e mandatit të këtyre gjyqtarëve, duke theksuar se, sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, dhe konkretisht pikës 5 të nenit 136 të Kushtetutës, gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.
Gjyqtari Guxim Zenelaj me datë 28.07.2017 dhe gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, dhe Arjana Fullani me datë 31.07.2017, në mënyrë individuale, kanë paraqitur një shkresë drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë, më të cilën e njoftojnë për dorëzimin e detyrës si anëtarë të Gjykatës së Lartë, për shkak të mbarimit të mandatit si anëtarë të kësaj Gjykate" thuhet në njoftimin për mediat.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com