Këngëtarja dhe njëkohësisht ish-pjesëtarja e grupit “Spirit Voice” ka lancuar dje këngën e saj më të re “Kiss”. Një bashkëpunim me artistin Alban Rockefeller ose siç e njohin të gjithë DJ Loco, këngëtarja Dorina Tiko tashmë po bëhet gati për MTV Awards!

“Jam shumë e emocionuar, kam marrë shumë mesazhe urimi që në orët e para të këngës. Shpresoj që ky rrugëtim që kam nisur të finalizohet në MTV”, tregon Dorina.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Dorina na rrëfeu për projektet e saj në muzikë dhe synimet që kishte për tregun amerikan. Ndërkohë që po shijon suksesin e saj me këngën “Kiss”, Dorina na rrëfen se në asnjë moment nuk i është ndarë muzikës!

“Po punoj shumë që bashkëpunimet që kam bërë me producentët shqiptarë dhe ato amerikan të dalin në të njëjtën kohë. Që do të thotë se, projektet e mija muzikore po marrin jetë nga bashkëpunimet me emra shumë të njohur të muzikës në Amerikë siç është DJ Loco”, pohon Dorina.

Ndërkaq, në 2013 ajo u rikthye në skenën shqiptare dhe u prezantua si soliste në “Kënga Magjike”, për ti lënë radhën kësaj surprize!