Dorina Mema tregon
sakrificat për të pasur muskuj

Dorina Mema tregon<br />sakrificat për të pasur muskuj
Modelja e fitnessit Dorina Mema e cila çdo mëngjes në ekranin e A1 Report jep leksione fitness-i në rubrikën e saj “Goodmorning Fitness” ka rrëmbyer kupën në kategorinë Fitness, në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, femra e pare që rrëmbeu trofeun në bodybuilding, tregon rrugën e saj të gjatë dhe triumfuese si dhe planet e saj për kupa të tjera. Kampionati Kombëtar i Bodybuilding në Shqipëri u zhvillua në 4 tetor ku e veçanta e tij ndryshe nga vitet e tjera ishte pjesëmarrja e femrave. Në këtë kampionat, pjesëmarrja ishte nga tek të rinjtë e deri tek ata më të vjetërit e këtij sporti. Ajo që u vu në dukje këtë herë ishte pjesëmarrja e femrave, të ndara në dy kategori: Fitness dhe Bikini.



Kampionati Kombëtar I Bodybuilding në Shqipëri ju dhuroi kupën në kategorinë Fitness. Si ndiheni?
Ky çmim pritej pasi këtu unë nuk kam ndonjë konkurrencë, pasi jam ndër të parat femra që punoj me masën muskulare, e dyta është se unë nuk kam kaluar në kategorinë bodybuilding pasi nuk
më pëlqen dhe për këtë arsye kam qëndruar në fazën e fashion. Jam e fiksuar pas fashion dhe kjo më bën të mos rritem në masë muskulare. Ndërkaq, ky muskul që kam vendos unë më ndihmon për të qenë e forte fizikisht, për të qenë elegante dhe për të qenë një fitnes model ku në rubrikën e “Goodmorning Fitness” ju tregoj gjithë femrave se si ta mbajnë trupin në formë.

Janë të paktat femra që merren me këtë lloj sporti. Ishte një zgjehdje e juaja e hershme apo kjo erdhi si pasojë e palestrës së gjatë?
Gjithë jetën kam punuar dhe gjithmonë e kam gjetur kohën për tu strehuar në palestër për rreth 2 orë. Duke mos pasur dhe hapësirën profesionale për të marrë informacione, profesionalisht jam instroktuar në Milano atje ku jetova ca muaj dhe pashë që fiziku im kishte një gjenetikë të lindur për këtë sport.

Për të qenë sa më energjike, a konsumoni proteina për shtimin e orëve të stërvitjes?
Proteinat nuk janë lëndë kimike, por janë lëndë ushqyese. Ato nuk mund të përdoren dot gjithmonë sepse duke qenë ushqime për persona që strëviten, ato përdoren me periudha për të zëvendësuar disa vakte që ne të eleminojmë karbohidratet e ndryshme për të ushqyer muskujt në mënyrën më të rregullt dhe të kontrolluar. Proteina duke qenë e kontrolluar në çdo përbërje të saj, në funksion të ushqimit të muskujve tanë, proteina ndihmon në këtë lloj aktiviteti fizik, por nuk mund të përdoret gjithmonë pasi trupi ka nevojë për ‘nënën natyrë’. Pra, mund ta përdorim proteinën një deri në tre muaj, pastaj trupi duhet të kaloj në ushqim natyral sepse ngarkohen veshkat, mëlqia dhe organet e brendshme tonat. E rëndësishme ëhstë që mund ti përdorësh, ti lësh dhe und ti rifillosh
sërish në momentin që ti rrit masën stërvitore.

Keni përdorur stimulant të tjerë veç proteinave?
Jo absolutisht! Në radhë të pare e rëndësishme për mua është të jem mirë nga ana shëndetësore, dhe për më tepër jam nënë dhe kam dhe një fëmijë për të rritur. Unë strëvitem 4-5 orë në ditë dhe po të kisha përdorur stimulant të tjerë detyrimisht do të kisha kaluar në kategorinë e Bodybuilding. Unë duke qëndruar në masën time të vogël, ku kam gdhendje të trurpit dhe përpunim të tij me dieta natyrale. Më pëlqen trupi ime dhe e adhuroj atë ashtu siç ma ka krijuar Zoti, pa abuzuar me kimi, nuk dua të shpërfytyrohem apo tjetërsohem. Dëshiroj të jem një fitness model me përmasat e mija, por e gdhendur.

Duke qenë nënë e një vajze 13-vjeçare, ju pengon të jeni krahë saj?
Dita ime është si një film ‘aksion komedi’. Nis me vrapin për të çuar vajzën në shkollë në orarin e duhur, marr gjithmonë kafen në dorë sepse urrej të qëndroj në kafe dhe ndërkohë arrij në gym për serine e parë të stërvitjes,ku bëj kardio 45 min dhe abs strec. Hidhem në punë për 3 orë nga ku shkëputem që të marr vajzën nga shkolla dhe drekojmë bashkë. A më pengon? Absolutisht që jo! Gjatë pasdites që unë stërvitem, ajo studion deri në darkë. Nuk jam aq mama moderne sa dukem, jam tepër konservatore dhe kritikohem shpesh se nuk e lë me shoqe. Nuk më pëlqen teksa shikoj fëmijë 13 vjeçarë të zhvilluar para kohe nëpër rrugë, lokale, pa prindër me vete. Shumë të vegjël për këtë pavarësi që u është dhënë. Fëmija ka nevojë për kontroll.

Keni dëshirë që ajo të ndjek hapat tuaj?
Vajzës sime do ti dhuroj trupin më të bukur që dëshiron një femër
hap pas hapi. Stërvitjen do t’ia nis që tani, duke e angazhuar në basketboll për tu rritur në gjatësi.



Dorina si ndjehet një mashkull krah teje, i qetë apo i mbrojtur?
Deklaroj me vullnetin tim të plotë, që dita ime është pa mashkull fare. Nuk ka mashkull në jetën time dhe nuk di ti përgjigjem kësaj pyetje, pasi nuk më intereson kjo pjesë fare. Nuk besoj se ka mashkull që të meritoj gjithë këtë punë dhe gjithë këtë djers për të shijuar këtë trup.

Shumë femra të showbizit shqiptar shfaqin linjat nën dorën e rreptë të stërvitjes që ju iu bëni?
Po është e vërtetë. Gjatë pasdites bëj dhe personal tranier të disa femrave të bukura të showbizt shqiptar të cilat më zbukurojnë palestrën.

Fundi i tetorit ju gjen në Hungari, pretendoni të ngreni sërish një tjetër kupë?
Pas dy javësh do të rrugëtoj në Hungari për të marrë pjesë në një tjetër konkurs. Ishin pikërisht profesionistët e bodybilding të hungarisë që më ftuan të isha e njëta edhe në skenën e tyra ashtu siç isha në Kosovë. Veç Budapestit, (5 deri me 10) dhjetor do të jem pjesë e botërotit në Indi, ku unë jam ndër pesë pretendentet e titullit kryesor.



Marrë nga numri i sotëm i gazetës së printuar "Shqiptarja.com".
Redaksia Online

4/3
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës