Pezullimi i kredive të buta për strehim do të zgjasë nga 6 muaj deri në një vit.

Këtë e ka konfirmuar Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Doris Andoni e cila ka pranuar se në skemën e këtyre kredive janë hasur abuzime dhe kreditë e buta janë përfituar padrejtësisht nga persona që nuk i plotësojnë kriteret.

Gjithashtu shkak për këtë bllokim është bërë edhe numri i lartë i krediv të miratuara brenda një afati kohor të shkurtëer.

Megjithatë Doris Andoni ka theksuar se nuk mund të japë një afat fiks në lidhje me këtë pasi  shpjegon se gjithcka varet nga kohëzgjatja e hetimit që do t’i bëhet dosjeve ekzistuese. 

Shkeljet e evidentuara në sistemin e shpërndarjes së kredive të buta detyruan Entin Kombëtar të Banesave që t’i kërkojë të gjitha bashkive pezullimin e skemës. Andoni thekson se paratë vijnë nga pushteti qëndror, pjesë e së cilës është edhe Enti.


Redaksia Oniline
(o.b/shqiptarja.com)