Në Gjermani Dortmund ka marrë një fitore me shumë vuajtje kundër Herthës së Berlinit. Verdhezinjtë në dy raste e panë veten në disavantazh, por falë Deleney dhe Zagady arritën të barazonin shifrat. Golin e fitores në minutat shtesë të kohës së rregullt e realizoi kapiteni Reus, ndërkohë që Hertha kishte mbetur me 10 lojtarë në fushë. Në fund pati kohë edhe për një tjetër karton të kuq për lojtarët vendas.
Në Angli këtë fundjavë është luajtur “FA Cup” ku surprizat nuk kanë munguar. Manchester United i ka dhënë lamtumirën kompeticionit në çerekfinale pasi është mposhtur 2-1 në transfertë nga Wolves. Ndërkohë skuadra tjetër e qytetit të Manchester-it, City, ka siguruar gjysmëfinalet pasi ka fituar 2-3 kundër Swansea.