Kampionët e Gjermanisë kanë bërë një hap fals duke humbur dy pikë në javën e dytë të Bundesligës pas barazimit me Nurembergun në transfertë. Borusia e Dortmundit ka barazuar me rezultatin 1-1 në fushën e Nurembergut në një takim më të vështirë nga cfarë mendohej në letër. Trajneri Klop ka hedhur në fushë formacionin më të mirë, por e ka nisur ndeshjen në disavantazh pas pësimit të golit në minutën e 32 nga Pekhart.

Goli zgjon nga gjumi miqtë që hidhen në sulm duke mos u pajtuar me humbjen, nuk vovnon shumë dhe pas 12 minutave Blazekovski, 5 minuta nga përfundimi i fraksionit të parë barazon rezultatin. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë. 45 minutat e dytë nuk kanë pasur shumë histori, pasi kanë parë në fushë vetëm miqtë nga Dortmundi, por deri në fund nuk arrijnë të shënojnë golin e fitores duke e përfunduar në barazim, i cili i bën më shumë punë vendasve të Nurembergut. Në ndeshjet e tjera të javës së dytë ka spikatur fitorja e Shalke 04 përballë Ausburgut me rezultatin 3-1.


(d.b/shqiptarja.com)