Dortmundi 90 minuta larg titullit, ‘shtyp’ Augsburg-un! Të shtunën ndeshja finale (VIDEO)

Dortmundi 90 minuta larg titullit, ‘shtyp’ Augsburg-un! Të shtunën ndeshja finale (VIDEO)

Dortmund duke festuar fitoren

Dortmund është shumë pranë titullit kampion në Bundesligë, pasi një javë nga fundi i kampionatit verdhezinjtë e kanë çuar në dy pikë plus diferencën me Bayern Munchen ndjekës. Kjo sepse Dortmund ka fituar 0-3 në transfertë kundër Augsburg falë golave që erdhën në pjesën e dytë pas të kuqit të Uduokhai për vendasit.

Haller do të realizonte ‘dopietë’ para se Brandt ti vuloste shifrat në minutat shtesë. Tani Dortmundit i duhet të fitojë ndeshjen e fundit kundër Mainz në ‘Sigal Iduna Park’ për të festuar kampionatin, ndërsa në rast barazimi varet nga golavarazhi. Bayerni ndërkohë humbi të shtunën 3-1 kundër Leipzig, ndërsa dy pikët diferencë me Dortmundin kryesues mund ti rikuperojë vetëm në transfertën e Koln, që është edhe ndeshja e fundit e kampionatit.

Golat e ndeshjes Augsburg 0-3 Dortmund mund ti ndiqni këtu.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor