“Robert Levandovski përfundimisht nuk do të transferohet te Bayerni këtë vit. Kjo është fjala e fundit.

Këtë ia kemi bërë të qartë Robertit dhe agjentit të tij”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

Sulmuesi është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, por Dortmundi nuk do t’ia kalojë rivalit të vjetër për ta fuqizuar duke e kushtëzuar që nëse do të largohet nga

Dortmundi të shkojë jashtë Gjermanisë. Pas pistës së Bayernit është ajo e Madridit.