Bundesliga gjermane e futbollit është në raundin e 17-të. Sfidat e këtij raundi në Gjermani po zhvillohen gjatë mesjavës, teksa të martën mbrëma u luajtën tre takime. Te tri pikët dolën Stuttgarti, Dortmundi dhe Mainzi, ndërsa dueli mes Hamburgut dhe Bayer Leverkusen nuk u zhvillua për shkak të reshjeve të shumta të dëborës.
Në "Iduna Park" vendasit e Dortmundit u rikthyen te tri pikët duke mposhtur 3-0 Werder Bremenin. Pas barazimit 3-3 kundër Eintracht Frankfurt, djemtë e Niko Kovac nuk zhgënjyen para tifozëve të vet dhe shënuan tre gola. Gjithçka u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Schlotterbeck, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Sabitzer e Guirassy. Me 36 pikë Dortmundi mbetet në pozitën e dytë të renditjes duke ndjekur kryesuesit e Bayern Munich.
Në "MHP Arena" Stuttgarti vendas fitoi 3-2 kundër Eintracht Frankfurt. Sfida ishte me emocione që filluan shumë shpejt. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Kristensen pas pesë minutave lojë, ndërsa Stuttgarti përmbysi brenda pjesës së parë me Demirovic dhe Undav. Dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes Eintracht barazoi me Amaimouni, por Nartey në minutën e 87-të i dha tri pikë Stuttgartit duke e pozicionuar në vendin e tretë.
Bundesliga gjermane mbyll sot raundin e 17-të me takimet: Wolfsburg - St. Pauli, Koln - Bayern Munich, Hoffenheim - Gladbach dhe Leipzig - Freiburg.
Bundesliga, raundi 17-të:
E martë, 13 janar 2026
Stuttgart 3-2 Eintracht Frankfurt
Mainz 2-1 Heidenheim
Hamburg - Bayer Leverkusen (e shtyrë)
Renditja:

Komente