Dortmundi shkruan historinë
në Bundesligë me 81 pikë

Dortmundi shkruan historinë <br />në Bundesligë me 81 pikë
Shumë ekipe të mëdha kanë luajtur përgjat viteve në Bundesligë. Bajern dhe Munçegladbah në 1970, Hamburgu viteve 1980, Bremen dhe Bajern në fillim të viteve 1990. Por në të gjithë historinë e Bundesligës nuk është kaluar shifra e 80 pikëve.

Kampionati gjerman e nxorri kampionen e saj që dy javë më parë, ndërsa në javën e fundit Dortmundi mundi Freiburgun 4-0 duke arritur në kuotën e 81 pikëve. Duke hyrë në historinë e futbollit gjerman si skuadra që ka marrë më shumë pikë në kampionat.

Skuadra e Klop e nisi kampionatin në mënyrën më të keqe të mundshme duke humbur 3 nga 6 ndeshjet e para. Më pas bëri një kampionat të shkëlqyer duke fituar 23 ndeshje nga 28 e mundshme dhe duke vendosur nje rekord për ndeshjet pa humbje. Dortmundi i këtij viti duke e krahasuar me skuadrat e tjera te Bundesligës që kane dal kampion,ka 3 pikë më shumë se Bajerni i viteve 1989-90, dhe dy pikë më shumë se Bajerni i viteve 1971-72 dhe 1972-73.

Sezoni i ekipit te Klop është mbresëlënës dke pasur parasysh se lojtari më i mirë i ekipit Nuri Shahin u largua në fillim të sezonit te Reali. Nga ana tjetër Dormundi luajti fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve duke u skualifikuar para krishtlindjeve. Një zhgënjim për një skuadër që luan një futboll mjaftë të bukur në Gjermani.

Në një analizë krahasuese mes Bajernit dhe Dortmundit të këtij viti do të shohim se ato kanë arritur pak a shumë të njëjtën nivel. Bajerni i Mynihut e mbylli kampionatin me 78 pikë ndërsa Dortmund 81 pikë por duke pasur parasysh se Bajerni është në finale e Champions-it, ka pasur një lodhje më të madhe fizike.

Po të gërmojmë edhe njëhër në histori do të shohim se Bajerni i viteve 1971-1972 ka konkuaruar në të gjtha kompeticionet dhe përsëri nuk ka arritur të kaloj kuotën e 80 pikëve. Një vit më vonë ekipi bavarez ju afrua shumë kur arriti në kuotën e 79 pikëve dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Duke kërkuar në yjet e ekipit të Bajernit në vitet e kaluara gjen emra të till si: Maier, Shvarzenberk, Bekenbauer, Breitner, Hones, Rumenige dhe Gerd Myler. Ekipi bavarez dyzet vjet më parë ishte më i mire në kualitet individuale. Humels nuk është Bekenbauer, dhe as Levandoski nuk është si Gerd Myler.

Bundesliga po përjeton sezone të magjishme pasi stadiumet janë të mbushura në çdo ndeshje, Dortmund dhe Bajerni po e bëjnë këtë kampionat ndër më të bukurit. Vlerat e ekipit të Jurgen Klop janë në rritje pasi lojtarët e Dortmundit janë shumë të kërkuar nga gjysma e europës. Humels,Kagava janë dëshira të ekipeve të mëdha.

Akti i fundit për Bajernin dhe Dormundin do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë e parashikuar të zhvillohet me 12 Maj në Berlin.

*Dërguar përmes platformës "Raportoni Ju"

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj