Dorëheqjet e drejtorëve në Shkodër/ PD: Rama po vendos PS nën administrimin e Tom Doshit

Dorëheqjet e drejtorëve në Shkodër/ PD: Rama po vendos PS nën administrimin e Tom Doshit

Edi Rama dhe Tom Doshi

SHKODËR- Dega e PD Shkodër reagon për dorëheqjen e drejtorëve në këtë qark pas urdhrit të një dite më parë nga kryeministri Edi Rama.

Në deklaratën e saj, PD Shkodër thotë se Edi Rama po imponon një proces antiligjor dhe diskriminues duke akuzuar atë se po e vendos PS e Shkodrës nën administrimin e Tom Doshit.

Ajo thotë se me këtë lëvizje Rama po përpiqet t'i hedhë hi syve shkodranëve pasi më 30 qershor kandidoi një të inkriminuar ashtu siç bëri me Vorën dhe shumë bashki të tjera.

Deklarata e plotë

Edi Rama, kryetari i sektit të Rilindjes, orët e fundit po imponon një proces tërësisht antiligjor, diskriminues dhe në gjurmët e etërve të tij biologjikë e politikë. Edi Rama po vendos PS Shkodër, në administrimin e Tom Doshit, personit i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por fillimisht, po i spastron “fushën” duke i lënë në dorë të gjitha drejtoritë rajonale në Shkodër.

Me një urdhër të paprecedent në historinë edhe të vendeve më të prapambetura të Afrikës, Edi Rama ka nisur instalimin e partisë - shtet duke filluar nga Shkodra, ekzaktësisht siç bënë komunistët në 1945.

Urdhri për dorëheqje në bllok të të gjithë drejtorëve rajonalë në Qarkun e Shkodrës, është totalisht antiligjor dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Statusit të Nëpunësit Civil dhe Kodit të Punës. Me një urdhër të tillë, Rama po zëvendëson njërën bandë me një bandë tjetër.

Pasi të lirohen postet e drejtorëve, do të jetë “mëkëmbësi” i Edi Ramës në Shkodër, Tom Doshi, që do të emërojë drejtorët e rinj rajonal, në koordinim të plotë me kreun e bandës së Rilindjes, kryeministrin e fatkeqësisë kombëtare.

Revanshi i rradhës i kryeministrit uzurpator, tregon se ai shtetin e konsideron “parcelë private”, pronë të tij dhe të sektit të rrezikshëm kriminal të Rilindjes. Bindja e verbër ndaj urdhrave antiligjorë, për ndëshkime kolektive përmes dorëheqjeve të detyruara me urdhër partie, është mungesë dinjiteti, pranim i tutelës partiake në vend të zbatimit të ligjit, nënshtrim ndaj një individi psikopatik.

Një lëvizje e tillë e Edi Ramës, bëhet edhe për ti hedhur “hi syve” shkodranëve. Është një përpjekje e dështuar për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Shkodrës, ku me 30 qershor kandidoi një të inkriminuar, ashtu siç bëri me Vorën dhe me bashki të tjera që do të evidentohen në ditët në vijim.

Nga sot, Shkodra e Shqipëria kanë një arsye më shumë për tu angazhuar në largimin një orë e më parë të Edi Ramës kësaj fatkeqësie kombëtare që nuk ndalet duke krijuar probleme për shkodranët e shqiptarët.

Të gjithë bashkë, pa dallime partiake kemi detyrë para të sotmes dhe të ardhmes, të ngrihemi e ta shporrim një sahat e më parë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tonini: 30/08/2019 00:27

    C'FARE te bashkon ty o rame me malokun nuk e kuptoj...

    Përgjigju
  • Shkodrani: 29/08/2019 16:45

    Sikur EDI ishte dikur buk shkalas. Tom nese ke burreri dhe me duket se ske pse po e lepine dhe nje here peshtymen tate, a bojne burrat qe jane burra ket gjest,ti si i thua vedit, burr dhe malesore pse po elepine dhe nje her.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë