TIRANE - Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama kanë dhënë dorëheqjen nëntë drejtorë në Shkodër. Report Tv ka siguruar emrat e nëntë drejtorëve që kanë dorëzuar dorëheqjen nga posti që mbanin deri tani. Emrat e larguar janë; Kadri Ymeri, Ardian Dajti (e pakonfirmuar), Mustaf Kraja, Luan Heta, Fuat Alibali, Edmond Emini që është edhe kryetar i PS-së në Shkodër, Agim Shimaj, ish-koordinator i PS-së për qarkun e Shkodrës, Agim Dardha dhe Astrit Beci, i cili është një nga emrat e lakuar si zëvendësues i Valdrin Pjetrit në postin e koordinatorit politik të qarkut të Shkodrës. 

Theksojmë që Agim Shimaj u emërua më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Anila Denaj. Ai njihet si një anëtarët e partisë socialiste që në fillimet e saj si dhe anëtar i asamblesë së përgjithshme të PS-së. Pak kohë më parë Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të partisë socialiste në Shkodër .

Ndërkohë që Report Tv ka siguruar letrën e dorëheqjes së dorëzuar nga drejtori i Administratës së Zonave te Mbrojtura Agim Dardha, inxhinier prej 25 vitesh. Në letër Dardha thotë se arsyet janë objektive, por shkak ka qenë urdhri i Edi Ramës pak ditë më parë. Lista e drejtorëve të dorëhequr pritet që të zgjerohet, pasi nga 33 drejtori që janë në Shkodër gjysma drejtohen nga burra.

Ndërsa përsa u përket drejtorive që drejtohen nga gratë pritet që të ngrihet një grupin pune për të bërë vlerësimet. Dje në mbledhjen me drejtorët politikë të qarkut të Shkodrës Rama urdhëroi që të gjithë burrat të japin dorëheqjen ndërsa për disa  nga gratë do të rishikohet pozicioni.

Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër. Kjo çështje u diskutua edhe në mbledhjen e kryesisë së PS. Deputeti socialist Ditmir Bushati doli kundër këtij vendimi. Përmes një letre drejtuar kryesisë së PS ai është shprehur se shkarkimet nuk janë zgjidhja për situatën e krijuar në Shkodër.

Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër;
Kadri Ymeri - Drejtor i DAR Shkodër
Ardian Dajti - Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)
Mustaf Kraja - Drejtor i Bujqësisë Shkodër
Luan Heta - Drejtor i HEC Vau Dejës
Edmond Emini - Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
Agim Dardha - Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder
Astrit Beci - Drejtor i Shendetit Publik Shkoder
Fuat Alibali – Drejtor i OST
Agim Shimaj -Drejtor i Hetimit Tatimor (U emërua vetëm dy muaj më parë)

Dorëheqja e Agim Dardhës, drejtor i Administratës së Zonave te Mbrojtura ne Shkoder

Agim Dardha, Kadri Ymeri, Astrit Beci

Edmond Emini, Luan Heta, Mustaf Kraja

Ardian Dajti

Fuat Alibali

Agim Shimaj