TIRANE - Për herë të parë gjatë karrierës së tij politike, ish-kryeministri Sali Berisha pritet të paraqitet të hënën në prokurori për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me pretendimet e bëra publike nga Tom Doshi se kryeparlamentari Meta ka paguar për ekzekutimin e tij gjashtë muaj më parë.
Sipas ftesës së prokurorisë, Berisha duhet të paraqitet në organin e akuzës në orën 09.00 të mëngjesit të së hënës. Po ashtu ftesa është dërguar edhe për deputetin demokrat të Lezhës Mhill Fufi, për të cilin deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi pretendon se ka qenë objektiv i atentatit të porositur nga Meta. Ai do të dëshmojë në orën 11.00 të së hënës, ndërsa në reagimin e parë zyrtar mbi këtë çështje, Fufi tha se nuk kishte pasur asnjë informacion për planin e pretenduar nga Doshi. Ndërsa Berisha do duhet të përgjigjet për deklaratën që dha nga Kuvendi se e ka ditur tre muaj më parë për atentatin.
Ora 13:40 Berisha: S'kam ftese! Prokuroria ia çon ftesë në banesë
Për të shmangur çdo keqkuptim Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka dërguar në banesën e deputetit demokrat ftesën e trete për deklarimin e tij . Kjo, pasi zoti Berisha deklaroi të premten se nuk i kishte mbërritur asnjë fletë-thirrje për dëshmi, edhe pse sipas Prokurorisë të gjithë zyrtarëve që do të pyeten në çështjen “Doshi” u kishte shkuar njoftimi. Megjithatë ish-kryeministri deklaroi publikisht se nëse do të thirrej, ishte i gatshëm të paraqitej para prokurorëve për të dhënë deklarimet qe ai ka në lidhje me çështjen, e cila ka “tronditur” politikën shqiptare por edhe opinionin publik.
Po ashtu, burime për A1 Report konfirmuan se ftesa e pare e Prokurorisë mbërriti pasditen e së premtes rreth orës 16:00 në kryesinë e Kuvendit dhe me e-mail. Çka do të thotë se ftesa e sotme është e treta që i dërgohet ish-kryeministrin Berisha, pas asaj të shpërndarë të enjten për të gjithë zyrtarët të cilët kishin dijeni për atentatin që pretendon Doshi.
Ora 13:25 Tahiri: Berisha te shkoje ne Prokurori dhe te provoje se nuk eshte sponsor i ketij filmi te shemtuar!
PD paditi sot ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, pasi sipas tyre e fshehen atentatin per gjashte muaj. Ne nje reagim ne Facebook pas kallezimit nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, ministri Tahiri shkruan se ai nuk ka frikë të përballet me PD-në në prokurori apo dhe në Gjykatë. Por zoti Tahiri theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të provoje se nuk është sponsor i filmit të shëmtuar, siç e cilëson ai akuzat e deputetit Tom Doshi për një atentat të dështuar ndaj tij.
Prokuroria nisi hetimet pas deklaratave publike që bëri deputeti Tom Doshi, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në reagimin e parë zyrtar që pati për këtë çështje, tha se nga hetimet që kishte bërë policia gjashtë muaj më parë kur u vu në dijeni për planin e mundshëm, nuk ka rezultuar asnjë provë e vetme që të faktojë se deputetit Doshi do t’i bëhej atentat. Gjatë një interviste që Doshi dha për “Top Story”, i pyetur se nga e dinte Berisha për këtë plan, deputeti i larguar nga PS tha se Berisha ka informacion më shumë edhe se Rama.
Dje dëshmuan Rama-Meta-Tahiri-Frroku
Ora 12:10 Por përse e thërret Prokuroria ish-kryeministrin Berisha për dëshmi?
Gjatë seancës së kësaj të enjteje deputeti demokrat Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ka pasur dijeni tre muaj më parë për atentatin që Doshi pretendon se ishte organizuar për eliminimin fizik të tij me urdhër të Metës.
“Tre muaj më parë njerëzit që thirri Ilir Meta për të më faturuar mua vrasjen e Tom Doshit i përplasën në fytyrë. E mora vesh unë. Nuk u shqetësova, përderisa afera e vrasjes ishte mes jush, s’kisha pse të merresha, ndonëse ata patën dinjitetin për të më thënë se Ilir Meta na tha se është Sali Berisha që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj”, u shpreh zoti Berisha të enjten.
Për këtë arsye, nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ka kërkuar nga ai që të mos i shmanget prokurorisë, por të shkojë e të rrëfet nëse e ka kurdisur ai këtë histori. Manjani ka thënë se Berisha duhet të përgjigjet ose nëse ka shpifur, ose nëse ka pasur dijeni për vrasje dhe nuk e ka denoncuar. Nëse vërtetohet rasti i dytë, Manjani ka thënë se Berisha duhet të shkojë në burg.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dje dëshmuan Rama-Meta-Tahiri-FrrokuOra 12:10 Por përse e thërret Prokuroria ish-kryeministrin Berisha për dëshmi?