Tom Doshi kërkon t’i rikthehet jetës normale parlamentare. Pikërisht për këtë avokatët e deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste iu drejtuan sot Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e Kuvendit që i hoqi imunitetin dhe atë të Kolegjit Penal të “arrestit shtëpiak”.

Pas dorëzimit të kësaj kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, avokati i Doshit, Vladimir Meçi tha se “Kërkuam që të shfuqizohen të dy vendimet, qoftë vendimi i kuvendit, qoftë i Kolegjit Penal, duam t’i rrëzojmë. Janë shkelur depozitat kushtetuese, të akteve ndërkombëtare dhe të ratifikuara nga Parlamenti i Shqipërisë dhe që pengojnë lirinë e personit. Shkeljet janë të verifikuara dhe nuk do të ndodhin shkelje në të ardhmen”. 

Ndërkohë, paralelisht edhe Gjykata e lartë pritet të marrë një vendim për çështjen Doshi, pasi avokatët e tij kanë kërkuar lirinë. Seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë ishte parashikuar të zhvillohej me 21 prill, por për shkak të mungesën që një prej gjyqtarëve të trupit gjykues, seanca gjyqësore u shty për në datën 28 prill. Nga ana e tyre avokatët shprehen se akuzat ndaj Doshit tashmë kanë rënë.

Redaksia Online
s.k/shqiptarja.com