Doshi: Kam video 37' me rrëfimin e vrasësit tim
Në një deklaratë për mediat zyra e shtypit e kryeprokurorit thotë se: Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka urdhëruar Prokurorinë për Krime të Rënda të nisë hetimin kryesisht mbi deklarimet e z. Tom Doshi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është shprehur publikisht ditën e Hënë (dt. 02.03.2015), se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë. Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria, krahas veprimeve të tjera procedurale, fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast.
Një ditë më parë deputetit Doshi deklaroi se prokuroria ishte në dijeni të kërcënimit prej 5 muajsh, por vetëm pas deklaratës publike të djeshme nisën hetimet pa pasur një shpjegim se pse organi i Akuzës nuk i ka hetuar para 5 muajve ose nëse i ka nisur çfarë ka rezultuar nga hetimet.
Sot kryeprokurori Llalla ishte i pranishëm në një takim me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe deputetit e LSI Spartak Braho njëherazi kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. I pyetur nga A1Report z.Braho nuk ka dhënë shpjegime për takimin e mbajtur në kryeministri i cili zgjati për afro 35 minuta, ndërsa një ditë më parë do të deklaronte se Doshi kish vënë në dijeni kryetarin e Parlamentit se Agim Rama, kunati i ish-kryeministrit Berisha kish paguar 500 mijë euro për të vrarë deputetin e Shkodrës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se pas nisjes së hetimeve në pyetje do të merren të gjithë personat që tashmë janë përmendur në media se dijeni për kërcënimin, përfshi dhe kunatin e ish-kryeministrit Berisha, Agim Rama.
Sipas të njëjtave burime në regjistrimin penal deri më tani provë është deklarata publike e Doshit dhe konferenca për shtyp e deputetit Braho, ku sipas deklaratës personi që ka tentuar të vrasë Doshin është Agim Rama, kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ish-deputeti socialist i Shkodres Tom Doshi u perjashtua dje me vendim unanim te grupit parlamentar te PS, pas luftes se hapur qe i shpalli kryeministrit Edi Rama, dhe kercenimeve se nese do te fliste do te tundeshin themelet e mazhorances.
Deklarata e plotë e Prokurorisë
Prokurori i Përgjithshëm urdhëron nisjen e hetimit kryesisht për deklarimet e deputetit Tom Doshi
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka urdhëruar Prokurorinë për Krime të Rënda të nisë hetimin kryesisht mbi deklarimet e z. Tom Doshi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është shprehur publikisht ditën e Hënë (dt. 02.03.2015), se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë.
Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria, krahas veprimeve të tjera proceduriale, fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast.
Gjithashtu, Prokuroria Shqiptare vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli.
Ora 15:20 Nishani therret kryeprokurorin Adriatik Llalla, takimi rreth nje ore ne Presidence
Ora 12:15 Tahiri nga Durrësi nuk komenton akuzat e Doshit
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sërish nuk ka pranuar të komentojë akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi në lidhje me një atentat të mundshëm ndaj këtij të fundit.
Nga Durrësi ku ishte i pranishëm në një aktivitet në fokus të së cilit ishte policimi në komunitet Ministri Tahiri u është përgjigjur interesimit të gazetarëve, se nuk ka asnjë
koment për akuzat e Doshit.
Edhe ditën e djeshme i pyetur në një lidhje telefonike për A1 Report, Ministri Tahiri ka theksuar se do të flasë kur të jetë koha e duhur.
A1 Report zbuloi takimin Rama-Llalla-Tahiri-Braho
Pas deklaratave të forta që deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi bëri duke akuzuar kryeparlamentarin Ilir Meta se ka paguar për një atentat ndaj tij, kryeprokurori Llalla, ministri Tahiri dhe kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho u takuan këtë mëngjes me kryeministrin Edi Rama. Takimi i cili zgjati gjysmë orë, u zbulua nga gazetari i A1 Report Arsen Rusta dhe u mësua se ishte thirrur në mënyrë urgjente nga kreu i qeverisë Edi Rama në ambientet e kryeministrisë.
Nuk dihet ende se cfarë është diskutuar mes tyre, por ajo që A1 Report mëson me siguri është se në qendër të takimit kanë qenë deklaratat e forta që Doshi dha dje pas vendimit të grupit socialist për ta përjashtuar. Ai tha se Ilir Meta ka paguar një vrasës për ekzekutimin e tij. Por shkoi edhe më tej me akuzat kur tha se i paguari për vrasjen e tij është takuar në zyrë me ministrin Tahiri dhe i ka rrëfyer porositësin.
Deklarata e djeshme që Braho dha pas akuzave të Doshit, konfirmoi se ka pasur një atentat të mundshëm ndaj deputetit Tom Doshi, por sipas tij, Doshi ka deklaruar se ka dashur ta vrasë kunati i ish-kryeministrit Berisha, Agim Rama.
Po sipas deklaratës së Doshit, në dijeni për atentatin e mundshëm edhe vetë kreun e Kuvendit Ilir Meta, kryeministrin Rama, ministrin Tahiri, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, Kryeprokurorin Llalla, madje edhe Senatin Amerikan.