TIRANE - Në orën 10:00 të këtij mëngjesi, ashtu siç e parashikon vendimi i Gjykatës së Lartë, deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, duke respektuar vendimin e gjykatës.
 
I shoqëruar nga dy avokatët e tij, Doshi ka qëndruar përreth dy orë në organin e akuzës, porse nuk është marrë në pyetje. Avokati Vladimir Meçi u shpreh për mediat se ishte vetëm një konfirmimi i vendimit të Gjykatës, por shtoi se nuk do të ndalet beteja ligjore për të zbardhur historinë e atentatit që pretendohet nga Doshi se ishte planifikuar ndaj tij me urdhër të kryeparlamentarit Meta.

Ishte thjesht konfirmimi i vendimit të gjykatës, ndërkohë jemi duke vazhduar betejën tonë ligjore deri në zbardhjen e çështjes. Do paraqesim disa kërkesa për të kryer disa veprime hetimore të rëndësishme dhe për të marrë disa prova që kanë shumë rëndësi për çështjen. Nëse prokuroria nuk do i pranojë kërkesat do t’i drejtohemi gjykatës për të vendosur mbi këto kërkesa”, u shpreh avokati i deputeit Tom Doshi pasi ka përfunduar këtë procedurë të sotme në Prokurorinë e Përgjithshme.