TIRANE - Dëshmia prej 2 orë e gjysmë e ish-deputetit Dritan Prifti duket se po i jep një tjetër drejtim hetimeve të nisura për pretendimet e deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi se gjashtë muaj më parë është përgatirur një atentat ndaj tij me urdhrin e Ilir Metës. Ajo që përbëri pikën më të fortë në deklaratën që Prifti dha për mediat, ishte fakti se sipas tij, deputeti i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku është kërcënuar nga kryeparlamentari Ilir Meta për të shtrëmbëruar të vërtetën. Sipas Priftit, Frroku ka gënjyer në dëshminë dhënë para prokurorëve se nuk ka qenë ai personi që ka sinjalizuar Doshin për planin e vrasjes së tij. Prifti shkoi edhe më tej kur tha se pas atentatit qendron Meta. Ai tha se ndryshe nga Frroku nuk ka frikë të dëshmojë të vërtetën dhe konfirmoi se ishte në dijeni të një atentati.
 
“Unë nuk jam Mark Frroku, unë erdha dhe kam deklaruar plotësisht të vërtetën, të gjitha gjerat që kam pasur dijeni dhe i di nuk më tremb asnjë lloj kërcënimi, presioni dhe denoncimi që mund të bëjë Ilir Meta apo njerëzit pranë tij për të shtrembëruar të vërtetën. Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe për të shkak të këtyre halleve dëshiron mos të tregojë të vërtetën, unë nuk kam të tilla halle”, -tha ish-deputeti Dritan Prifti.
 
Frroku rrëzon Doshin sy më sy: Nuk kam ditur gjë për atentatin

Duke u kujdesur të ruajë sekretin hetimor, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti tha se ka dëshmuar për të gjitha takimet që sipas tij ka pasur ndërmjet Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit, i ndaluari i policisë që Doshi pretendon se ishte vrasesi i paguar per eliminimin fizik te tij.
 
“Unë kam dëshmuar për të gjitha takimet që ka bërë Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durimi i penduari i kësaj ngjarje të madhe, dhe shumë gjëra të tjera, me informacionet që kam unë kam besimin se kjo çështje do të zbardhet”, -tha Prifti.

Dëshmia e ish-deputetit Prifti para prokurorëve erdhi në përgjigje të ftesës së organit të akuzës, pasi në një reagim ndaj deklaratës që Meta dha nga Kuvendi, Prifti ishte shprehur se atentati ndaj Doshit ishte ne shenje hakmarrjeje per mbeshtetjen qe deputeti i larguar nga PD i kishte dhene për të publikuar videon e aferës me 700 mijë euro në vitin 2011, çka solli dhe dorëheqjen e Metës.



Meta-Berishës: Zeni në videon e Priftit, ti më the “ç’më bëri budallai"


Ora 21:10 "Doshi", Kryemadhi në Prokurori: Përballem me malësorin Tom
Bashkëshortja e kreut të Kuvendit, deputetja e LSI, Monika Kryemadhi do të paraqitet rreth orës 19:30 të ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Monika Kryemadhi ka dhënë variantin e saj lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi i cili është shprehur se ajo e njihte “porositësin” për vrasjen e tij, Fatjon Skënderin. "Doshi", Kryemadhi: Përballem me malësorin Tom 

Ora 13:30 Lala: Nuk u palnifikua asnjë vrasje në tavolinën e “Vivës”
Dëshminë e tij para prokurorëve e ka dhënë dhe Ymer Lala, ku jo zyrtarisht mësohet se ka hedhur poshtë pretendimet e deputetit Doshi se plani për vrasjen e mundshme të tij është planifikuar në tavolinë me disa persona të tjerë në lokalin Viva në zonën e sih- bllokut.


Ora 11.30 Neser dëshmon “Toni”
Të mërkurën para hetuesve pritet të dalë personi i njohur si Toni, ku pas verifikimeve ka rezultuar të jetë Fatjon Skënderi. Burime për A1Report thanë se ka mbërritur nga Gjermania në Tiranë dhe të mërkurën do të japë dëshminë e tij.


Ora. 11.28 Ish-deputeti i LSI Dritan Prifi mbaron dëshminë pas 2 orë e gjysmë

Prononcimi i plote per mediat i Dritan Priftit

Çfarë qëndrimi mbajtët?

Unë kam ardhur sot në prokurori sepse zoti Meta më ka përmendur në një nga deponimet e tij, kjo ishte arsyeja pse më thirrën prokurorët për të dhënë sqarimet e mia. Sigurisht që nga koha që unë vija për të denoncuar korrupsionin dhe deri sot që vij për të denoncuar një vrasje politike ndaj dy deputetëve kemi ecur shumë mbrapa. Qeveritarët tanë jo vetëm vjedhin, abuzojnë me taksat dhe fondet e njerëzve, por tashmë kanë marrë përsipër të vrasin dhe asgjesojnë deputetë. Ilir Meta është përpjekur shumë kohët e fundit të më përfshijë në këtë histori, pavarësisht se unë jam informuar për këtë histori nga muaji tetor shumë kohë më pas se ai kishte informuar autoritetet e shtetit. Është përpjekur të përmendë aktivitetet e mia në biznesin privat, jo pularia e krimit, vezë e krimit, janë manovra për të drejtuar vëmendjen e opinionit në histori të tjera dhe jo tek një histori e frikshme që ky ka porositur vrasjen. Nëse Meta kërkon dhe vazhdon të më implikojë unë kam dy vjet që në fakt nuk jam aktiv në jetën politike, por mesa duket po vjen koha që të rikthehem sërish në politikë sepse në këtë vend po ndodhin gjëra të çuditshme.

Ka pasur një komplot ndaj deputetit Tom Doshi për vrasje?
Ka pasur një komplot, një skenar të mirëmenduar për të vrarë deputetin Tom Doshin, dhe unë kam bindjen që ky grup prokurorësh, është një grup shumë serioz prokurorësh me njerëz me eksperiencë dhe kam bindjen se kjo tentativë për vrasje do të zbardhet.

Keni fakte zoti Prifti?
Unë nuk jam Mark Frroku, unë erdha dhe kam deklaruar plotësisht të vërtetën, të gjitha gjerat që kam pasur dijeni dhe i di nuk më tremb asnjë lloj kërcënimi, presioni dhe denoncimi që mund të bëjë Ilir Meta apo njerëzit pranë tij për të shtrembëruar të vërtetën. Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe për të shkak të këtyre halleve dëshiron mos të tregojë të vërtetën, unë nuk kam të tilla halle. Unë kam dëshmuar për të gjitha takimet që ka bërë Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durimi i penduari i kësaj ngjarje të madhe, dhe shumë gjëra të tjera, me informacionet që kam unë kam besimin se kjo çështje do të zbardhet.

Cila është arsyeja e këtij atentati?
Arsyeja e atentatit është një urrejtje që ka pasur Meta ndaj meje dhe Tom Doshit për publikimin e videos së korrupsionit ndaj Ilir Metës.

Keni video për Shkëlzen Berishën?
Nuk kam video për Shkëlzenin. Këto janë taktika për të shtrembëruar drejtësinë, që nuk çojnë drejt zbulimit të vërtetës, dhe janë taktika që dhe pulat e mia në Koplik i kuptojnë jo më shqiptarët. 

Ora 11.00 Dëshmon shoferi i Frrokut, i qëndron versionit të eprorit
Pas Priftit në prokurori u paraqit dhe Besnik Toma shoferi i deputetit Mark Frroku, i cili nuk pranoi të flasë për mediat, ndërsa A1Report ka mundur të mësojë se ai ka mbajtur versionin e eprorit të tij duke mohuar të ketë dijeni për atetnatin apo njohje me Durim Bamin.

Kuliçaj në Prokurori: Nuk kam lidhje me atentatin
Qëndrim mohues për çka është pretenduar nga deputeti Doshi para prokurorëve ka mbajtur dhe ish-numri dy i policisë së shtetit Agron Kuliçaj, i cili i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë për të dëshmuar.

Ora 08.50 Ish-deputeti Dritan Prifti mbërrin në Prokurori