TIRANË - Deputeti Tom Doshi krahas prezencës që duhet të bëjë çdo të hënë në prokurori, ditën e djeshme ka dhënë shpjegime edhe lidhur me pasurinë e tij. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit ka kërkuar shpjegime lidhur me burimet financiare të pasurisë së ish-deputetit socialist të qarkut të Shkodrës të deklaruara për vitin 2014.
Kështu të hënën e 11 majit deputeti Tom Doshi përpara se t’i drejtohej zyrave të Prokurorisë ka dhënë detaje përpara inspektorëve të ILDKPI-së, lidhur me pasurinë e majme që ka deklaruar përgjatë vitit 2014. Nga deklaratat e pasurisë të zbardhura për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për vitin që lamë pas deputeti i qarkut të Shkodrës rezulton si një ndër tre deputetët më të pasur, duke pasur në llogaritë e tij një sërë pronash të paluajtshme, mijëra euro në llogari bankare, autovetura dhe disa biznese.
/Shqiptarja.com