TIRANE - Deklarata e Tom Doshit se deputeti Mark Frroku kishte njohje me Durim Bamin dhe grupin e tij, sjell në skenë një ndërlikim për një Frrok tjetër, Arbenin. Vëllai i deputetit Mark Frroku është në një proces gjyqësor si i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

“Mark Frroku kishte njohje me Durim Bamin dhe ai më takoi me të”, tha Doshi. Pra nga ky pohim del qartë se Mark Frroku kishte njohje me Durim Bamin, i cili siç ka deklaruar pak ditë më parë Naim Stafuka, ishte shok i ngushtë me Enver Stafukën, personin e zhdukur, i cili është akuzuar si njeriu që ka vjedhur makinën nga e cila u ekzekutua, Dritan Lamaj.

Enver Stafuka disa ditë më parë u zhduk pa lënë gjurmë, vetëm pasi kishte dalë nga i njëjti lokal ku qëndronte me Durim Bamin. Stafuka nga Fushë-Kruja, në vitin 2013 është arrestuar nga policia si vjedhësi i BMË në Durrës, e cila një javë më pas u përdor për ekzekutimin e kryekomisaritit Lamaj, për këtë vrasje akuzohet Arben Frroku.

Stafuka ka mohuar lidhjet me Frrokun, por ajo që deklaroi Doshi tashmë nxjerr të kundërtën. Pra duke qenë se Stafuka ka qenë shok i ngushtë me Bamin dhe ky i fundit mik i Mark Frrokut, kjo mund të sjellë një lidhje në akuzën që i bëhet vëllait të deputetit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Mars 2015

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)