Dosja '184'/ Artan Hoxha e krahason me çështjen ku Meta kërkonte 200 mijë € për zgjedhje: U arrestua vetëm cironka

Dosja '184'/ Artan Hoxha e krahason me çështjen ku Meta kërkonte 200 mijë € për zgjedhje: U arrestua vetëm cironka

Pasi Report Tv zbuloi emrat e Prokurorëve që do të hetojnë dosjen e famshme '184' që janë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, ka ardhur një reagim edhe nga gazetari i njohur Artan Hoxha. Duke shpërndarë lajmin e Shqiptarja.com, Hoxha shkruan se duhet të mbajmë frymën dhe të shikojmë se çdo të ndodhë me këtë dosje pas transferimit në Prokurorinë e Dibrës. Sipas Hoxhës me shumë mundësi provat që janë në këtë dosje nuk do të hetohen dot pasi këtë dosje voluminoze nuk e hetuan dot për 3 vite një grup me prokurorë të Krimeve të Rënda.

Më pas gazetari Hoxha e ka krahasuar rastin me dosjen e famshme 978 ku në këtë dosje përfshihej edhe Presidenti aktual Ilir Meta ku kërkonte rreth 200 mijë euro për zgjedhje. Kjo dosje regjistruar në 2009 në prokurorinë e Tiranës, ku objekt i hetimit ka qenë biznesmeni i kompanisë “Adriatik Development Corporatiopn LTD”, Kastriot Ismailaj, që sot po vuan dënimin me 11 vite burgim në burgun e Fierit, dhe ka nxjerrë emra të njohur të politikës dhe gazetarisë. Në përgjimet që prokuroria ka kryer në dobi të këtij procedimi penal, del një komunikim me sms mes Kastriot Ismailaj dhe presidentin aktual Ilir Metës, ku ky i fundit një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro. 

Sipas Hoxhës gjykata urdhëroi asgjësimin e përgjimeve që lidhnin Metën me këtë dosje dhe të tjerit, por u kap vetëm një cironkë në vend të peshkaqenit.

Gazetari shkruan se dy prokurorët e Dibrës të caktuar për të hetuar dosjen 184 duhet të bëjnë kurajo dhe të dënojnë cironkat si në dosjen e Ilir Metës. Sipas tij me kaq dosja mbyllet, plani realizohet, dhe per “babloket” .....jeta vazhdon."

Reagimi plotë i Artan Hoxhës:

"Mbani frymen njerez....
Nga sot, Rifati dhe Belina jane urdheruar te hetojne dosjen 184, qe nuk e ka hetuar dot per 3 vite me radhe nje “hale” me prokurore te Prokurorise se Krimeve te Renda...
Madje, ATA te krimeve te renda, kane vendosur se dosja 184 ka vetem “krime te lehta” qe duhet ti hetojne prokuroret e “lehte” te Peshkopise. Edhe pse pas transkriptimeve te CD-ve me pergjime duhet nje kamion nga ata te Bulqizes qe transportojne krom, per ta derguar fashikullin e dosjes 184 nga Tirane drejt Peshkopise....

Prandaj Rifat dhe Belina, kurajo...beni si te beni. Pas 5 ditesh mbushen plot tre vite nga momenti kur kjo dosje u protokollua me numrin 184 ne rregjistrin e prokurorise dhe prokurori Gentian Trenova urdheroi pergjimet e specialisteve te “termetit” te votave ne Diber.  Prokurore “te lehte” te Dibres, mbase nuk ka nevoje te ecni ne rruge te pashkelura, pasi prokuroret “e rende” te Tiranes, e kane krijuar tashme precedentin. E mbani mend cfare ju kam treguar per dosjen e famshme 978, qe nisi si hetim per pastrim parash ne shuma te medha dhe rastesisht kapi ne pergjim peshkaqene qe blene mandate deputetesh me shuma te majme prej 200 mije eurosh.  Pasi dosja u pushua dy here nga prokuroria, gjykata urdheroi asgjesimin e pergjimeve dhe zhdukjen e provave ku kishte ngelur zeri i peshkaqenit dhe lidhjeve kriminalo-mediatike te tij. 

Por kur zullumi nuk mbulohej dot me vendime pushimi te hetimeve, u vendos rihapja per here te trete dhe arrestimi i cironkes qe kishte mbetur ne rrjet. Provat per te kishin harruar ti “fshihnin”. Me pas cironka u denua ne menyre shembullore sikur te ishte peshkaqeni vet, dhe po kalbet ende qelive te burgjeve ndersa i kane sekuestruar dhe pensionin e plakes. Prandaj, o burra luani duart, asgjesoni pergjimet si te 978-ta, ne mos i kane asgjesuar ata koleget tuaj “te rende” ne Tirane. Gjeni nja dy cironka lumi dhe ngordhini ne burg. Me kaq dosja mbyllet, plani realizohet, dhe per “babloket” .....jeta vazhdon."

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo Artanit por nji pyetje ;: 02/09/2019 17:50

    A ka pasur ne Shqiperi (Historikishte ) Protesta perball Pallatit (Mafioze) te Drejtesise ? A ka marr dikush mundimin /iniciativen te organizoj ate popull e luftoj per te Drejtat Civile per Drejtesin - Korrupsionin - Nivelin e Jetes etj etj ? S'ka nevoje per asji lloj Pergjigjeje ,sepse ajo eshte e qarte per te gjithe (JO) Pra tashme dijme mir te gjithe se pas ksaj Fasade Demokratike kemi nji Sistem te korruptuar Politik - Drejtesi -Medie qe funxionon si nji Organizate Mafiozesh dhe ne krye te Shtetit Kryetari e Mafies Politike ! Nq nji situate te tille skandaloze e Alarmante ,lind pyetja ; Si mundet te shpetoje ky popull ,ga Gracka ku e kan futur , kto Banda Mafiozesh , me ne krye Kryemafiozin President ? C'duhet te bej ky popull NAIV E IDIOT i ndodhur perbball ksaj situate absurde e te pashprese i paparefqssuar nga asnji Institucion Shteteror , as nga Shteti ,as ga Drejtesia ,as nga Media , pervec se te marri arratine ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!