Caktohen dy prokurorët që kanë në dorë dosjen e bujshme'184'! EMRAT

Caktohen dy prokurorët që kanë në dorë dosjen e bujshme'184'! EMRAT

TIRANË - Report Tv mëson emrat e dy prokurorëve të Dibrës që tashmë kanë në dorë dosjen "184".

Nga sot prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli kanë nisur punën me dosjen voluminoze në kuadër të korrupsionit zgjedhor. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se dy prokurorët janë caktuar pa short, dhe zgjedhjen e tyre e ka bërë drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës.

Dosja "184" me përgjime dhe akte të cilat htuan korrupsionin në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në 2016-ën në Bashkinë e Dibrës, nga Krimet e Rënda u transferua në Dibër.

Ndërsa këtë të hënë kryeprokurorja Arta Marku ka riçelur garën mes prokurorëve për t'u bërë anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Aty ku pas shkarkimit të Gentian Osmanit është krijuar vakanca dhe aktualisht KLP funksionon me 11 anëtarë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti