Dosja '184' mbetet jetime/ Pas Krimeve të Rënda edhe Prokurorët në Dibër refuzojnë, Arta Marku: Të ndërhyjë KLP

24 orë nga publikimi i lajmit se dosja e krimit elektoral gjatë zgjedhjeve lokale në 2016 për Dibër, nuk do të hetohet nga krimet e rënda ka reaguar edhe Kryeprokurorja Arta Marku.

Në reagimin e saj Marku shprehet se ky është një vendim personal i Prokurorit Klodian Braho për të cilin ajo s'ka kompetencë ta ndryshojë.

Marku shpjegon se më datë 12 korrik prokurori ka vendosur ndryshimin e cilësimit juridik me të cilin ishte regjistruar ky hetim. “Nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

Ndërsa më 15 korrik 2019 me moskomptencë tek krimet e rënda është transferuar në prokurorinë e Dibrës.

Po një javë pasi dosja ka mbërritur në Dibër, prokuroria atje ka kërkuar nga znj.Marku të zgjidh mosmarrëveshjen e moskompetencës pasi sipas prokurorëve të Dibrës nuk i takon atyre ky hetim.

E ndërsa prokurori Braho nuk gjen element të grupit të strukturuar kriminal, kolegët e tij shprehen se: veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda. Së dyti, prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik. Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë. Së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje.

Për këto katër arsye kur kanë kaluar një muaj e një javë nga transferimi në Dibër prokurorët atje ende nuk e kanë regjistruar dosjen 184, duke sjellë që një nga dosjet që trazoi politikën dhe opinionin publik të mbetet pa regjistrim e pa hetues.

E ndërsa Marku i përgjigjet vartësve të saj në Dibër se s'mund të ndryshojë vendimin e Klodian Brahos, i kërkon atyre ta regjistron këtë dosje pasi tashmë ajo është kompetencë e tyre.

Më tej Marku thotë se në pamundësi të burimeve njerëzore apo të konfliktit të interesit që prokurorët mund të kenë me personat në hetim duhet ti drejtohen këshillit të lartë të prokurorisë.

Dosja 184 aktualisht është e hapur si hetim për veprat penale “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”.

Media gjermane Bild publikoi disa pasazhe nga cd me përgjime të kësaj dosje, ku kryeministri Rama dhe ish ministri Damian Gjiknuri, apo kryebashkiaku aktual i Lezhës, asokohe deputet i PS Pjerin Ndreu flisnin me vartësit e tyre të PS lokale Dibër për zgjedhjet.

Në reagimet publike ata mohuan të kenë shkelur ligjin apo kryer korrupsion zgjedhorë, ndërsa pritet që hetimet që do të kryhen në Dibër të zbardhin rolin e secilit person të përgjuar në këtë dosje.

Ndërsa partia demokratike akuzoi Arta Markun se me transferimin e e dosjes në Dibër dhe heqien e cilësimit grup kriminal ajo e varrosi këtë hetim për llogari të rilindjes.

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR PERGJIGJEN E PROKURORISE SE PERGJITHSHME)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 22/08/2019 14:25

    E lan dosjen jetim...hajde tallava hajdeee! Skan byth as me e shfletu nga frika dhe ndikimi politik qe po i behet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës