Kalimi i dosjes '184' në Prokurorinë e Dibrës, Vasili: Krimet e Rënda po shpërdorojnë detyrën

Kalimi i dosjes '184' nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tek Prokuroria e Dibrës ka sjellë edhe reagime nga radhët e LSI. Ka qenë Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili i cili ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama dhe ndaj Prokurores së Përgjithshme Arta Marku duke thënë se ata po varrosin dosjen '184'.

Më pas Vasili ka cilësuar prokuroren Arta Marku duke thënë ajo është një 'kamikaze' e qeverisë dhe se Prokuroria e Përgjithshme po shpërdoron detyrën për kalimin e dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës.

"Se çfarë ndodhi në Dibër është prona e opinionit publik. Falë BILD që nxori përgjimet. Cfarë ka bërë kjo qeveri në këto vite? Nuk çuan para drejtësisë këtë dosje. Ky krim dënohet deri ne 5 vjet heqje lirie. Që nga Edi Rama e te Gjiknuri, Manja etj qe kishin dalë të vidhnin vota. Kjo prokurori është në kushtet e plota të shpërdorimit të detyrës. Dënohet deri në 7 vjet ky krim. Sot është përpara akuzës. Më shpejt i zbardhi BILD dhe VOA dhe jo prokuroria e shtetit. Beri bllokimin., Ishin urdhëruar nga Edi Rama. Si mund ta përcjelli në gjykatën  e Dibrës. Kur nën hetim janë ministra kryeministri deputet, kanë juridiksion të merret Krimet e Rënda. Kujt ja përcollën. Gjykatës me pamundësi juridike. Këtë kanë shmangur. Në mënyrë që dosja të bllokohet. E dini se çka ndodhur atje. Në Shqipëri nuk sundon ligji. Reforma në Drejtësi është sabotuar me themel. Ky anti-ligj që funksion është përgjigja popullore..." ka thënë ndër të tjera Vasili.

Dosja '184' në përgjimet e së cilës janë të përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste për shit-blerjen e votave në Dibër, ka  krijuar përplasje mes prokurorisë së krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Dibrës mbi vijimin e hetimeve. Të mërkurën prokuroria e krimeve të rënda shpalli moskompetencë për vijimin e hetimeve për këtë dosje, duke ia deleguar prokurorisë së Dibrës. Ndërsa sot Prokuroria e Përgjithshme ka shpërndarë një deklaratë për mediat ku sqaron gjerë e gjatë se pse kjo çështje duhet të ndiqet nga prokuroria e Dibrës, ndërkohë që kjo prokurori nga ana e saj e ka refuzuar duke përdorur si argument konfliktin e interesit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PIÇ DERR rexhep leka [ kepi ]: 22/08/2019 13:57

    O nipi manush KAK myftiut. O petriti qeni partis së punës e ZARI familjes meta. Ti vetëm me lef di o qeni rrugaç. Po pse nuk tregon bëmat e tua se çfar ke vjedhur e çfar nuk ke bër o petriti vërr.

    Përgjigju
    • Ham: 23/08/2019 22:27

      Han ham meqe nese eshte qen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur