Dosja 339/ Trafik droge, GJKKO dënon me nga 14 vite burg Gentian, Fation dhe Oltion Markun! I pafajshëm nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka

Dosja 339/ Trafik droge, GJKKO dënon me nga 14 vite burg Gentian, Fation dhe Oltion Markun! I pafajshëm nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar ditën e sotme gjykimin e dosjes 339/1 duke i dhënë fund edhe një prej dosjeve më të përfolura. Të akuzuar Gentian Marku, Fation Marku dhe Oltion Marku janë dënuar me nga 14 vite burgim, por duke qenë se kanë përfituar gjykim të shkurtuar do të vuajnë 9 vite e 4 muaj burg. Ndërsa nipi i deputetit socialist, Arben Noka, Samuel Noka është shpallur i pafajshëm. 

Tre të dënuarit u shpallën fajtorë për "prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër të grupit të strukturar penal"; "armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë"

I kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Noka, Avokat Arbër Hoxha u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për tu përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë pasi ish Gjykata e Krimeve te Rënda dhe aktualisht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 21 vite të ekzistencës se saj ky është vendimi i 3 I pafajësisë.

Të katërt janë pjesë grupit prej 12 personash që akuzoheshin për trafik droge. Nipi tjetër i ish-deputetit Arben Ndoka, Vilson Ndoka, kampioni i botës në mundje Elis Guri dhe 6 bashkëpunëtorët e tyre të arrestuar në qershor 2018 si pjesë e operacionit "Ëest univers“ janë dënuar për trafik droge, duke rrëzuar akuzën për 'grup të strukturuar kriminal'. Pjesë e këtij grupi janë edhe Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi dhe Luan Boça.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 28/12/2021 21:01

    Turp Neritan Saraçi!! Djali i te nderuarit Sul Saraçi!! Gjithkujt i pelqejne parate por duhet fituar ne menyre te ndershme!

    Përgjigju
  • Xhixhi: 28/12/2021 20:45

    Si ka mundesi nipi i deputetit i pafajshem?

    Përgjigju
  • Grupi: 28/12/2021 16:00

    Sa bukur, e liruat Samuelin qe te filloje te bej prape kaubojsin ne Lezhe. Tani do filloje te kerkoje ata qe i vrane te jatin. Priten zhvillime.

    Përgjigju
    • emri: 28/12/2021 17:53

      pa merak do e gjeje ate qe kerkon dhe ai (gjysmen e lekut).

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit