Një ngarkesë e llojit kokainë me sasi prej 475 kilogramë, e trafikuar nga Përparim Rraja, Ervis Shuli, Zamir Çoku alias Aliaj, dhe persona të tjerë të paidentifikuar, është sekuestruar në Holandë më datë 23.11.2020. Kjo ngarkesë është episodi i 3-të i hetuar nga SPAK ku të përfshirë janë pjesëtarë të fisit Rraja të Fushë-Krujës, drejtues të një prej bandave kriminale më të forta të zonës dhe grupe të tjera kriminale.

Ky episod është i dokumentuar nga SPAK në dosjen hetimore të kopsitur për fisin Rraja dhe të tjerë eksponentë kriminalë, të cilën gazetarja e Report Tv Keti Banushi e disponon. Kjo ngarkesë është porositur nga Ekuadori dhe do të trafikohej përmes rrugëve ujore. Ngarkesa është bllokuar nga autoritetet hollandeze në Vlisingen port.

Biseda e Ervis Shulit me Zamir Çokun:

Ervis Shuli: Vlla ajo ra

Ervis Shuli: Amin vlla

Ervis Shuli: Ske cfar vlla na pas marr te keqen

Ervis Shuli: Cpb ti si ke nga shpia

Ervis Shuli: Po vlla

Ervis Shuli: Jo vlla pa ndis naj pun tjeter nuk vi vlla

1 kilogramë kokainë përllogaritej rreth 5700 dollarë. Në 475 kg, 2 kilogramë ishin të Zamir Aliajt, i cili pagoi 11400 euro për transportin, vetë Ervis Shuli që kishte organizuar transportin, një tjetër i paidentifikuar dhe Përparim Rraja 2 kg, paratë për të cilin i kishte paguar Ervis Shuli, pasi Rraja nuk ishte mirë nga gjendja financiare në atë kohë.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
475 kg kokainë të sekuestruara në Holandë, Ervis Shuli kërkon lekët e rrugës! Bisedat me Përparim Rrajën: Për ty i dhashë unë se e di që nuk ke, po ai k**va që rren

1764265424_spak1e1750075010706.jpg

Pasi policia holandeze sekuestroi 475 kilogramë kokainë, Ervis Shuli, i cili në këtë ngarkesë kishte 30 kg, nuk ka marrë lekët e 10 të tjerave, të cilat një person i paidentifikuar na SPAK nuk ia ka paguar ende.

Nga bisedat e transkriptuara në dosjen hetimore, Shuli komunikon me Përparim Rrajën dhe e pyet nesë e ka takuar. Vetë Rraja nga ngarkesa kishte 2 kilogramë drogë, paratë për të cilat i kishte paguar Ervis Shuli pasi Rraja në atë kohë nuk ishte në gjendje financiare.

Ervis Shuli: Ku esht ai ku.va

Ervis Shuli: A me ka thon kam atdh ne shiperi

Ervis Shuli: Po them per ate fushkrujsin

Ervis Shuli: Po

Ervis Shuli: Ai me ka thon jam aty e jam me ty e po i kerkoj

Ervis Shuli: leket ty

Ervis Shuli: Leket qe ka dhon per mallin Aitij ku.ves kam fol para 15 ditesh e me tha apo me fut nja gje me shemen ketu ke un po ju pata then me jep leket e jua fus sa cop doni duam 20 jo 20 skam vend por 10 jua fus ti kaloj leket ne shiperi me tha per 3 dit ok se kina cuar me shemon 10 cop ne elbasan ok ju thash ne rregull jan kam fut buket e lek skan kaluar asgje tani kur u ka nis puna ju kam cuar stampen e sasin 475 cop e ju thash puna ka hyr ne uje ti jap sot ti jap neser jam ne shiperi kam takuar cakun ok mir ju thash para 5 diteve anija ka ariit ne holland ne rregull.

Tani malli esht kap ka dal ne gazet ok Me shkruan nje mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thon shikoje se ta ka fut vi... se ka desh me te marr Iket.

Ervis Shuli: E me tha po ti pse ca... si ke fut cke pun me caа... ti thash un ja fus ka vetja ime se ca... ska lek prandaj mos u merr me ca.. ti por bjer leket

Ervis Shuli: Vlla 2 cop ti kam pas fut me lek te mia se e di se nuk ke lek mos ta ni por me vjen me ja qi ata robt atij ku.ve

Ervis Shuli: Une e kam pas me ate shoket e mi qe ti i njeh se kush jan

Ervis Shuli: Nuk me bjen men per 60 m ero qe me ka ai ku.va po pse rren

Ervis Shuli: Se un kam pas vet 30 buk ne kete pun por burri lidhet nga fjala jo nga koka

Ervis Shuli: Por kaq mu desht me dit se a ke takuar ti me te se me ka then jam ne shiperi me ty ka 4 dit

Ervis Shuli: E plus me ka cuar para 15. ditesh nje turr me hashash e me shemon ne foto