Dosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Në fuqi sekuestro e pasurive për Mariglen Qaton e Redi Mollën

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Në fuqi sekuestro e pasurive për Mariglen Qaton e Redi Mollën

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sekuestros së pasurive të ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”. Gjyqtari Florjan Kalaja vendosi po ashtu të lërë në fuqi vijimin e masave të sigurisë arrest në burg për Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen.

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestron e një trualli 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m² dhe një tjetër truall me sipërfaqe 51.3 m², të dyja në rrugën “Tefta Tashko”, në emër të familjare të Redi Mollës, Selim Molla dhe Ollga Molla.

Sa i përket pasurive të drejtorit tjetër, Mariglen Qato, është lënë në fuqi sekuestro e një apartamenti me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², dhe 2 parkime nga 42 m², dhe për një tjetër apartament me sipërfaqe 86.4 m², të dy në emër të Sanie Qato.

Po ashtu në sekuestro SPAK ka vënë më 9 korrik edhe kompaninë '5D Konstruksion' si dhe kompaninë 'Restur' dhe asetet të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin “special” nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Kompania “5D Konstruksion” sh.p.k, figuron me administrator dhe pronar 100% Nestor Muhamellarin, por që sipas SPAK zotërohet nga ish drejtorët Molla e Qato.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë