Hetimit të dosjes “5D”, i shtohet krah Klodian Brahos, edhe prokurorja e posaçme Anila Jella.
SPAK ka kërkuar nisjen e gjykimit, por seanca paraprake u shty për më 28 janar për shkak se mungonte një nga avokatët e të pandehurve, të cilët siç mësohet jo zyrtarisht, do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-drejtori i UKT Redi Molla dhe ish-drejtor i IMT Mariglen Qato janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në 11 tenderë pranë bashkisë brenda 6 viteve.
Ata akuzohen për korrupsion pasiv dhe mosdeklarim të pasurive, ndërsa gjatë hetimeve SPAK i shtoi edhe akuzën e pastrimit të parave. Taulant Tushe, akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë kur mbante postin e kreut të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike
SPAK përcolli më 26 dhjetor 2024 kërkesën në Gjykatë për nisjen e gjykimit ndaj zyrtarëve, ndërsa njoftoi përfundimin e hetimeve paraprake.