Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka dënuar me 9 muaj burg 5 të pandehur të dosjes ‘5D’, Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha, Kristo Zhulati.
Këta ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës akuzohen për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike". Të 5-të të pandehurit kanë përfituar ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar, deri në 6 muaj burgin, dënim i cili u është konvertuar në shërbim prove.
Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” në bashkëpunim, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë avantazhuar 5D për rikonstruksionin e sheshit të parkimit te Selman Stermasi në tetor 2019.
Vendimi i Apelit të GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 29.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 9/74 akti, datë 03.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e të pandehurve E.Z., R.B., E.Q., B.K. dhe K.Zh., ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Z. për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
3. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.B. për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.
6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës R.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës R.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Q. për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.
10. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Q. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Q. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.K. për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
15. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
16. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit B.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
17. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Zh. për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
18. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
20. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit K.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
21. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
22. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.” Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet:
A. - Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Z. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
- Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Z. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
B. - Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën R.B. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
- Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura R.B. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
C. - Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Q. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
- Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Q. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
D. - Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin B.K. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale,
- Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri B.K. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
E. - Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën K.Zh. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
- Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri K.Zh. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Komente












