Dosja 5D, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë. Me kërkesë të SPAK, GJKKO dy ditë më parë dha masën ‘arrest në burg’ për tre prej tyre, ndërsa për 6 te tjerë u caktua masa ‘detyrim paraqitje’. Sot ata dolën para gjykatës ku u njohën me masat e kërkuara nga SPAK dhe të lëna në fuqi nga GJKKO.

Mariglen Qato, ish drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës; Redi Molla, ish drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë; e Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike Bashkia e Tiranës janë tre ish-zyrtarët e vënë në masën e 'arrestit në burg'. 

Deborah Keçi, drejtuese e “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e pezulluar nga ky post, Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit në bashkinë e Tiranës;  Julian Zanaj,  Drejtor i Prokurimeve në bashkinë e TiranësEglantina Zere, Drejtore e Drejtorise se Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkie e pezulluar nga ku post dhe  Albano Janku Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Burimeve Njerëzore; dhe Nestor Muhamellari,administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k janë në masën e 'Detyrimit me paraqitje' në Policinë Gjyqësore.

I vetmi që nuk është paraqitur sot në gjykatë ishte Enton Punavija, pasi ndodhet jashtë shtetit dhe kur të kthehet do njihet me masën nga gjykata. Personat e caktuar për masën 'Detyrim paraqitje' duhet të vijnë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 13:00.

Ata akuzohen se kanë shpallur fitues kompaninë 5D për disa tendera në bashkinë e Tiranës, ku pronarët e vërtetë të kësaj kompanie ishin ish-drejtorët e bashkisë së kryeqytetit.Në dosjen e SPAK thuhet se Qato dhe Molla gjatë kohës që ushtronin funksionin si drejtorë në bashkinë e Tiranës kanë shpallur fitues shoqërinë ‘5D Konstruksion’ në 11 tendera.

SPAK ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, pasi ortakët defacto ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla. Kompania është shpallur fituese në tenderat nga viti 2016 deri në 2020.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:48
Arrestimet e fundit të SPAK, PD: Mos kurseni askënd

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të mos kursejë askënd në hetime. Reagimi është bërë nga zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina pas arrestimeve të ish-drejtorëve në bashkinë e Tiranës.

“Sot gjysma e qeverisë së Edi Ramës është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave për shkak të korrupsionit të lartë. Dhe ky model qeverisës i vjedhjes dhe korrupsionit sistemik është shpërndarë dhe në nivelin e qeverisjes vendore.

Me urdhër -arreste të SPAK të disa ditëve më parë, drejtorë dhe ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë janë para drejtësisë dhe prapa hekurave. Partia Demokratike në mbështetje pa asnjë rezervë të SPAK, inkurajon hetimet e thelluara pa kursyer askënd në Bashkinë Tiranë për të vënë para drejtësisë vjedhësit e pasurive publike dhe pronave të qytetarëve.  Partia Demokratike kërkon publikisht dorëheqjen e Erion Veliajt me qëllim që t’i hapë rrugë hetimeve të thelluara të SPAK ndaj këtij Institucioni.”

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 30/03/2024 21:38

    Keto jane surreterit e bashkise qe i kishte hyp vetja ne qef, nuk i flisnin njeriut dhe punonin vetem per vetem e tyre. Te shofim gjkko sa force do kete ti denoj e ti sekuestroj pasurite e vjedhura. Hajduter te qelbur

    Përgjigju
  • Linda: 30/03/2024 20:00

    Shume e drejt dhe Sude Tabaku bashk me Lulzim Bashen dhe drejtoret e tij te kthejnne te gjitha ckane vjedhur se vjedhjet e fundit jane vazhdim i atyre te fillimit duke mos harruar grabitjen e pronave nga pronaret e vertet!

    Përgjigju
  • E verteta: 30/03/2024 19:36

    Pa konfiskim pasurie dhe kthim mbrapsht te cdo qindarke ne buxhetin e shtetit, keta horra e quajne konvalescence burgun. Lere pastaj te famshmim gjykim te shkurtuar qe i nxorri bojen Gjkko.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë