Deputetja demokrate Jorida Tabaku e cilëson arrestimin e Ergys Agasit si një mundësi për të zbuluar, sipas saj, një sistem më të gjerë që lidh krimin, interesat ekonomike dhe pushtetin politik. Për Tabakun, Agasi ishte vetëm një nga mekanizmat e kësaj skeme, ndërsa përgjegjësinë politike e vendos te kryeministri Edi Rama.
“Ergys Agasi nuk është veçse një nga mekanizmat e këtij sistemi, njeriu ‘fixer’ dhe, sipas të dhënave të bëra publike, ndërmjetësi mes botës së errët të krimit dhe pushtetit. Si mund të vendoste një njeri, nga një zyrë private, për tenderat e shtetit, për drejtorët e administratës dhe për bizneset që duhet të garonin? Ky pushtet nuk lind vetvetiu. Nuk mbahet në këmbë pa mbështetje politike”, thotë Tabaku.
Sipas Tabakut, sistemi mbështetet në tri kolona: paranë e lidhur me krimin, ekonominë e privilegjuar përmes tenderëve e koncesioneve dhe ndikimin politik e mediatik. Ajo pretendon se bizneset e favorizuara përfitojnë nga fondet publike, ndërsa një pjesë e këtij ndikimi rikthehet në mbështetje elektorale.
“Qeveria jep tenderin. Biznesi fiton paratë publike. Një pjesë e tyre kthehet në ndikim dhe mbështetje elektorale. Pushteti fiton zgjedhjet dhe më pas shpërndan tenderat e radhës. Në këtë rreth nuk humb vetëm buxheti, humbet edhe sipërmarrësi i ndershëm”, vijon ajo.
Deputetja e PD-së kërkon që hetimet të mos ndalen te ndërmjetësit, por të shkojnë edhe te urdhëruesit, përfituesit dhe përgjegjësit politikë.
-
Doli dhe pappagalli i plakut mere
Përgjigju









Komente
Komento