Sherri mes mafiozëve italianë, përmendet Presidenti i Shqipërisë: Edhe nëse të njoh me të ta prezantoj ty dhe jo...

Sherri mes mafiozëve italianë, përmendet Presidenti i Shqipërisë: Edhe nëse të njoh me të ta prezantoj ty dhe jo...

Pamje nga aksioni i antimafias italiane

1611323470_comunicatostampaoperazionecz21012020definitivo6921181790.jpg

Në dosjen e plotë të siguruar nga Report Tv mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në 'Ndrangheta' kishin me shqiptarët. Një prej personave më të rëndësishëm të arrestuar në Itali, Antonio Gallo, i njohur me nofkën "Princi" në Ndrangheta rezulton se prej 3 vitesh ka një biznes në Shqipëri. Ortaku i tij është Henrik Baçi, 40 vjeç, i cili i në listën e 47 të hetuarve nga antimafia italiane dhe në Itali rezulton me 'arrest shtëpie'.

Pavarësisht nga keqkuptimet dhe pozicioni në të cilin ai ishte gjendur, Antonio Gallo kishte të gjithë interesin për të mbajtur ekipin të bashkuar sepse deri tani, si Brutto-t dhe D'Alessandro-t ishin të vetëdijshëm për shumë gjëra që kishin të bënin me jetën e tij private dhe bizneset.

Takimi i radhës u bë në  mes Gallos dhe D'Alessandro-t dhe diskutimi ishte shumë i fortë. Në fillim Gallos iu kërkua që që të përjashtonte Tommaso Brutto-n dhe Saverio Brutto-n dhe më pas të rinovonte marrëdhënien e besimit që kishte lindur disa muaj më parë.

Ercole D'Alessandro iu turr biznesmenin dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment: "së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t'ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj....por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj ... ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t'ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos...

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit 'Detyrim paraqitje'. 

Ndërkohë që "Princi' i Ndragheta ishte  biznesmeni që mbante lidhjet me familjen mafioze. Antonio Gallo shtetasi italian i datëlindjes 1980, 41 vjeç prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish bllokut në tiranë. Biznesi është GalloAlbania të cilin ‘’Princi’’ e ka në ortakëri me shtetasin shqiptar të datëlindjes 1976 Henrik Baçin po ashtu i hetuar si pjesë e organizatës mafioze dhe ndaj tij italia ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi.


Lajmi kryesor:

Megaoperacioni në Itali, kush janë 2 shqiptarët e përfshirë në hetimet për grupin mafioz, njëra është grua! 'Princi' i Ndrangheta'-s, biznes në Tiranë! Urdhër arresti edhe për ortakun shqiptar


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale