Prokuroria e Posaçme njoftoi mbrëmjen e sotme për sekuestrimin e të paktën 52 pasuri me vlerë të përbashkët 40 milionë euro, që i përkasin personave nën hetim në dosjen e "AKSHI-it". Mes pasurive të sekuestruara përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.

Me numrin më të lartë të pasurive të sekuestruara nga SPAK rezulton Ergys Agasi, me 27 pasuri të paluajtshme, subjektin "EA Solution", një automjet luksoz dhe disa llogari bankare. Vetë Agasi ndodhet në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej disa muajsh.

Biznesmenit Ermal Beqiraj, i cili po ashtu është në kërkim, i janë sekuestruar nga SPAK 5 pasuri të paluajsthme si dhe: mjet lundrues Yacht “Skyfall”; subjektet “Soft & Solutions” sh.p.k dhe “H” sh.p.k.; biznes në rrugën “Çerçiz Topulli” dhe automjete e motomjete. Biznesmeni e ka vendosur jahtin 'Predator 50 Skyfall' me vlerë afro 1 milion euro në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions". Në sy bien edhe trualli në resortin "Green Coast" dhe vila luksoze në "Rolling Hills". 

Në mesin e pasurive të sekuestruara janë edhe 5 pasuri të paluajtshme (përfshirë një apartament 73 metër katror), një makinë tip Volksëagen dhe disa llogari bankare të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila në fakt rezulton me numrin më të vogël dhe vlerën më të ulët të pasurive të sekuestruara dhe krahasuar me pasuritë që i janë sekuestruar personave të tjerë nën hetim.

Kujtojmë që për dosjen e AKSHI-t janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Sipas SPAK, Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrëve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal.

Gëzim Hoxhës i janë sekuestruar nga SPAK në llogari bankare 123,629,664 lekë në subjektin “F” sh.p.k., ndërsa Andis Papës 410,595,663 lekë në subjektin “FASTECH shpk” dhe  94,423,883 lekë në subjektin “FASTECH shpk”.

Elision Jorgjit, SPAK i ka sekuestruar 100,840,264 lekë në subjektin “AlbScan”.

Pasuritë e sekuestruara të: 
Mirlinda Karçanaj
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volksëagen, modeli Tiguan;
– Llogari bankare në BKT
– Disa Llogari bankare në OTP Bank
Ergys Agasi
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
– Pasuria e llojit apartament, Durrës;
– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall;
– Pasuria me nr.6/756, truall;
– Pasuria e llojit, apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
– Subjekti “E.A.S;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Ermal Beqiraj
– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë;
– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
– Subjekti “S.S” sh.p.k.;
– Subjekti “H” sh.p.k.;
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “FASTECH shpk";
– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;
Elision Jorgji
– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “FASTECH shpk”;

(Kliko këtu për të lexuar njoftimin e plotë të SPAK)

lajm në përditësim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.