Dosja 'Azem Hajdari', drejt dorëheqjes edhe trupa e re gjykuese, ngec sërish procesi ndaj Izet Haxhisë

Ngec sërish procesi i rigjykimit të Izet Haxhisë pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit. Kjo e fundit ishte në trupën gjykuese bashkë me Shkëlqim Mustafën dhe Andi Civicin.

Por dorëheqja e Fatmira Hajdarit duket se nuk do jetë e fundit. Report Tv ka mësuar se drejt dorëheqies është edhe trupa e re e përbërë nga Valdete Hoxha dhe Genti Shala e Astrit Haxhialushi.

Burime për Report Tv nga Gjykata e Apelit të Tiranës konfirmojnë se gjyqtarja Hoxha dhe dy kolegët e saj kanë kërkuar të dorëhiqen nga ky gjykim. Vendimi, nëse do pranohet apo jo dorëheqja, do të merret brenda datës 15 shtator. 

Ndaj Izet Haxhisë ka një dënim me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e 1998. Ish-truproja i Sali Berishës, i cili u ekstradua nga Turqia në maj të këtij viti, pretendon pafajësinë dhe për rrjedhojë kërkon rihapjen e dosjes së bujshme. Edhe pse kërkesa për rigjykim ndodhet tashmë në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria ende nuk e ka marrë në pyetje Izet Haxhinë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sincere: 07/10/2018 03:29

    Gruaja e Ajdarit eshte e kenaqur per cka fiton dhe me pasurine e marre pronareve te ligjshem ,pushon,fle e qete dhe nje here ne vit kendojne me Pelicelinen:Te vrane o Miti te vrane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë