Këshilltari socialist Alfred Muharremi reagoi pas protestës së sotme, duke e krahasuar simbolikën e arkivolit të përdorur nga protestuesit me protestën e vitit 1998, kur mbështetësit e Sali Berishës marshuan drejt Kryeministrisë me arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari.

Përmes një fotografie krahasuese, ku në pjesën e sipërme shfaqet protesta e vitit 1998 me arkivolin e Azem Hajdarit dhe në pjesën e poshtme protesta e sotme me "arkivolin politik të Ramës", Muharremi pretendon se opozita ka rikthyer të njëjtën simbolikë pas gati tre dekadash.

Sipas tij, protesta që nisi si një lëvizje qytetare me mesazhe paqësore humbi identitetin e saj, ndwrsa shkruan se fytyrat e reja me shembullin e Berishës, kanë nevojë për 1 kufomë.

"Ky është arkivoli i një proteste që mund të kishte hyrë në histori si shembulli i qytetarisë, por që sot u fut në arkivolin e mundësive të humbura. Kjo protestë do të kujtohet për fillimin e saj dinjitoz, jo për fundin e saj kaq të dhunshëm, kaq qesharak që nuk ndodhte nga viti 1998 kur Sali Berisha mësynte drejt kryeministrisë me arkivolin e Azemit.

Pardesybardhët atë ditë u bënë pardesyzinj, dhe sot janë po pardesyzinjtë që nuk heqin dorë nga pengmarrja. Pra fytyrat e reja me shembullin e të së vjetrës, kanë nevojën përherë për 1 kufomë proteste, madje edhe kur nuk është ose e shpikin ose e vrasin, sot e shpikën", shkruan ai. 


Lajmi kryesor:

Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin