Dosja 'Babale', mungon avokati i deputetit! Apeli shtyn për në shtator seancën për Ervin Salianjin

Dosja 'Babale', mungon avokati i deputetit! Apeli shtyn për në shtator seancën për Ervin Salianjin

Ervin Salianji

Verdikti i Apelit për çështjen Babale është shtyrë sërish. Për të disatën herë ka munguar deputeti demokrat Ervin Salianji, por shkak për shtyrjen e vendimit është bërë Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit.

Ai ka paraqitur argument se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Prokurori për kërkesën e Sefës: Është nje moment procedural që është për tu diskutuar. Sefa ka depozituar një kërkese për shtyrje të seancës, me argumentin se ka probleme shëndetësore. Në këto kushte, e vlerësoj te ligjshme kërkesën e tij, nga ana tjetër i them gjykatës për këto seanca qe shtyhen, nëse do jete mundësi për caktimin e një avokati tjetër.

Redi Ramaj: Të shtyhet seanca gjyqësore.

Ardian Visha: Shëndeti i Sefa, mendoj si gjithmonë është një loj ping-pongu, për të zvarritur këtë proces. Edhe njëherë e përsëris që tregues i këtij fakti është mungesa e Salianjit dhe të tjerëve. Të caktohet avokat kryesisht.

Seanca e radhës në 20 shtator.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tedi: 25/07/2024 14:31

    Historia e shtyrjes pa mbarim te gjygjit ndaj mashtruesit politik Salianji eshte shenje negative per vendisjen e drejtesise ne Shwiperi! Eshte njejete me historine e Lul Bashes qe vodhi 230 milion euro ne trugen e kombit. Turp per kete lloj drejtesie . I L K P D duhet te marri masa urgjente

    Përgjigju
  • Niko: 25/07/2024 12:04

    Cfare jane keto ligje te shemtuara shtyhen seancat pa funde ... Ky babale i pd duhej te merrej zvarre ne salle..

    Përgjigju
  • gjergji: 25/07/2024 10:44

    Silleni ne salle me hekura ket maskara ma in PD,rrencak,intrigant,manipulues me i madhe i ketij kombi.Boll po tallet me drejtesin!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë