Dosja ‘Babale’, Salianji zvarrit sërish procesin gjyqësor! Ndërron avokatin, shtyhet seanca për verdiktin e Apelit

TIRANË- Seanca gjyqësore për deputetin e PD-së, Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’ është shtyrë sërish në Gjykatën e Apelit, ku pritet dhënia e dënimit përfundimtar. Kësaj radhe shkak për shtyrjen janë bërë dy avokatët e rinj që ka zgjedhur deputeti Salianji që ta përfaqësojnë në gjyq.

Gazetarja Keti Banushi zbardh diskutimet brenda në seancë, ku mësohet se Salianji ka ndërruar avokatin Ledio Braho dhe do të përfaqësohet nga avokatët Redi Ramaj dhe Marash Logu.

Vetë Salianji nuk ishte në senacë, ndërsa dy avokatet kërkuan kohë që të njihen me çështjen, pasi sot ishin pajisur me prokurën e përfaqësimit.

“Duke qenë se ne si avokat kemi marrë prokuroren ditën e sotme dhe nuk kemi dijeni për dosjen, të na jepet koha nga gjykata të njihemi me çështjen”, tha Redi Rama.

“Duke qenë se fashikulli është voluminoz, avokatët kanë të drejtën dhe detyrimin të niihen me aktet”, tha Indrit Sefa.

Kërkesën për shtyrjen e seancës, avokati Ardian Visha që mbron Geron Xhafën e sheh si një përpjekje për të zvarritur gjyqin.

“Më vjen të buzëqesh me sugjerimin e kolegut Sefa. Për ne është pjesë e kësaj loje për ta shtyrë ketë çështje dhe asgjë më tepër”, tha Visha.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve Redi Ramaj dhe Marash Logu, duke caktuar që seanca e radhës të mbahet më 25 korrik në orën 10:00.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Den: 12/07/2024 13:51

    Reforme leshi Kjo toke duhet rimbjellur Po te ish nje qytetar i zakonshem..... Mbas 50 vjetesh do thone ishte se çna ishte Ishte nje vend i bukur por u braktis nga banoret sepse qeverisishin nga disa banda vemjesh qe nuk kish ilaç per shfarosur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja