TIRANË- Audio-përgjimi njohur si dosja Babale është planifikuar nga Albert Veliu dhe Fredi Alizoti prej vitit 2017 me premtimin se ish-deputeti Ervin Salianji do t'i jepte atyre 200 mijë euro.
Është ky rrëfimi i Fredi Alizotit para gjykatës ku ai është i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish ministri Fatmir Xhafa.
“Plani ka qenë që në shtator të 2017, por nuk është realizuar pasi Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë. Më pas më kërkoi mua dhe pranova pasi bëhej fjalë për 200 mijë euro, të cilat ishin premtuar nga Ervin Salianji” tha Alizoti.
Sipas Alizotit, Salianji i kishte siguruar edhe stilolapsat për përgjim ndërsa nuk i dha paratë e premtuara dhe ai vendosi të tregojë të vërtetën.
Dëshminë e tij para togave të zeza Fredi Alizoti e mbylli duke thënë se ndihej i kërcënuar për jetën e tij.
Alizoti u pyet edhe nga avokati Indrit Sefa, i cili ngriti dyshime në lidhje me thëniet e tij, duke e pyetur për disa përgjime ku Alizoti fliste miqësisht me drejtorin e Policisë së Fierit.
"Nuk i kam miq,por te ata ndihesha i sigurt", tha Alizoti teksa i përgjigjej pyetjes së avokatit. Sefa shtoi se personaliteti i të pandehurit nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë.
Gjykata e Tiranës është drejt dhënies së vendimit ku Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe ish deputeti Salianji janë marrë të pandehur me akuzën e kallëzimit të rremë, ku me anë të një audio përgjimi përfshin vëllanë e ish-ministrit Xhafa, Agron Xhafa në një bised për trafik droge.
Më herët dëshmoi në këtë proces dëshmoi dhe prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj që rezultoi se ishte personi i parë që kishte takuar Babalen, Alfred Veliun.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë
23 Dhjetor 2024, 19:15
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor 2024, 12:00
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2024, 16:31
-
Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg, Ja vendimi i arsyetuar i gjykatës së Apelit për ish-deputetin e PD-së
18 Nëntor 2024, 13:01
-
Apeli zbardhi vendimin, Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Gjykata na mëson se si bëhet politikë, asnjë provë dhe argument ligjor! 50 ditë në burg me urdhër të Ramës
18 Nëntor 2024, 11:42
-
Fitorja e Trump/ Salianji letër nga qelia: Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm! Edhe në Shqipëri ka sulme dhe tentativa për të asgjësuar kundërshtarin
17 Nëntor 2024, 12:23
-
Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Skandal, Spiropali nuk dërgon në SPAK hetimin e TIMS! Ndaj më burgosën, kamikaze e Ramës
14 Nëntor 2024, 09:31
-
U dënua për ‘Babalen’/ Denoncimi i Bardhit: Skandal, Gjykata e Apelit po vonon zbardhjen e vendimit ndaj Ervin Salianjit! Po pengohet rekursi, regjim totalitar
11 Nëntor 2024, 12:52
-
‘Reagim nga kabina telefonike e Burgut të Fierit!’, Ervin Salianji për aksidentimin e 8-vjeçarit në Peqin dhe protestën e banorëve: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar!
8 Nëntor 2024, 16:43
-
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Qeveria i shkel syrin kriminelëve për kalkulime elektorale! Ne do çmontojmë bandat dhe çdo pupac që i shërben atyre
31 Tetor 2024, 17:25
-
Salianji letër nga burgu i Fierit eurodeputetëve e ambasadave në Tiranë: Unë i burgosur politik, më asgjësoi Rama për zgjedhjet 2025! Mbrojti trafikantin e drogës
29 Tetor 2024, 11:46
-
Ilir Meta viziton Salianjin: Burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit
15 Tetor 2024, 21:13
Meremi qenin e shqupit e te ngordh ne burg kokrra e hajvanit.
PërgjigjuKur gebjen ne favor te PD eshte genjeshtar, kur genjen ne dobi te PS pra kunder PD, thote te verteten. Hem, interesant.
PërgjigjuPo "Babalja" ku eshte? Per te mos u deshifruar plotesisht skenari, Ramushi u vu ne sherbim te Metes e Lulit. Mori persiper pritjen e sigurine e Babales per nje kohe e pastaj e percolli sa me large Shqiperise. Edhe nje rast nga disa ne fakt, i pabesise se vellezerve kosovare ndaj sic e quajne, shtetit ame.
PërgjigjuFutni mbrenda edhe kta te PD sidomos salianji si ”politikan” denimi duhet trefishuar ...!!!
PërgjigjuNese nuk futet tash ky dashnori i Grimes, le te shkoje ne rr.s shteti dhe qeveria.
PërgjigjuTe arrestohen menjehere Salijani dhe prokurori rexhmataj per kete veper penale
Përgjigju