Dosja 'Babale'/ Salianji te '5 pyetjet nga Babaramo': 'Varr bosh' i drejtësisë, po mbyllet afera e lidhjes së shtetit me mafien

I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, një prej protagonistëve të dosjes "Babalja", ku pretendohej se ishte përgjuar në një bisedë telefonike Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, atëherë ish-ministër i Brendshëm, për të trafikuar një sasi lënde narkotike kanabis drejt Italisë, thotë se prokuroria po e varros këtë dosje. Salianji flet edhe për dosjen "339" ku shton se janë disa zyrtarë të PS, përfshirë edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, në përgjimet e grupit të heroinës së Hasit, të implikuar në shit-blerjen e votave. Ai deklaron gjithashtu se kryetari i PD, Lulzim Basha është mbajtur në përgjim nga policia, përfshirë njëkohësisht edhe disa deputetë të opozitës të njohur për denoncimet ndaj qeverisë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Protesta e 16 shkurtit/ Salianji: Synojmë jo vetëm ndryshimin e qeverisë, por edhe të sistemit politik

Ervin Salianji, i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, komenton edhe protestën e opozitës në 16 shkurt përpara Kryeministrisë. Salianji tha se do synohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë, por edhe sistemi politik. Kërkesa e opozitës, tha Salianji mbetet largimi i largimi i Edi Ramës dhe krijimi një qeverie tranzitore. 

"Jo çdo protestë e rrëzon qeverinë. Por është mjeti bazë dhe fundor ku qeveritë dorëzohen. Kjo për mos lejimin e autoritarizmit dhe kalimit në tirani. Kjo bën që institucionet të kthehen në rrjedhën normale. Masiviteti i protestës së 16 shkurtit, kjo duket nga takimet e Bashës, pritet të ketë jo vetëm ndryshim të qeverisë, por ndryshim të sistemit politik. PD do jetë në krye të kësaj proteste. Ka ardhur koha që Edi Rama të pushohet nga puna. Mendoj se do ketë një ndryshim në 16 shkurt të mënyrës si shihet politika. Protesta e qytetarëve sot është në një shkallë superiore, ka kaluar në revoltë. Sot kemi njerëz që janë edhe të punësuar e duan të ikin jashtë Shqipërisë sepse nuk ka siguri. Kërkojmë largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhjet", u shpreh Salianji. 

Ora 21:13
Dosja '339'/ Salianji: Pas Dakos, i përfshirë në blerjen e votave edhe një ish-ministër

Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se dosja "339", përgjime të partnerëve ndërkombërtarë, flet edhe për ish-ministrin e Transporteve dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri si i përfshirë në shitblerjen e votave. Janë 10 zyrtarë të PS, tha Salianji, të zbuluar nga përgjimet e grupit e heroinës së Hasit, të përfshirë në trafik droge dhe blerje votash për llogari, sipas tij, të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. "Në një përgjim të vetëm, kanë dalë nja 10 zyrtarë për drogë, blerje votash nga bandat me Vangjush Dakon në Durrës dhe Shijak. Vetëm këto janë bërë publike, por padiskutim që ka edhe dosje të tjera që janë kapur në përgjim zyrtarë të lartë të PS që flasin për shitblerje të votave. Nëse do kishim gjyqësor dhe prokurori të pavarur do ishin arrestuar. Jemi në një situatë ku këtu këta persona që i kanë shërbyer Ramës për të ardhur në pushtet dhe për të mbajtur pushtetin, janë të lirë, nuk ka asnjë të arrestuar për shitblerje të votave. Është dosja e Damian Gjiknurit e nxjerrë edhe nga PD. Basha e ka thënë që kemi informacion për këtë ish-ministër të përfshirë në shit-blerje të votave. Basha ka parë dosjen për Gjiknurin. Por sot përgjimet po i publikon edhe një institucion prestigjioz që do të thotë se niveli i alarmit ka tejkaluar shqetësimet e Shqipërisë, siç është "Zëri i Amerikës"", tha Salianji. 

Ora 20:59
Salianji: Basha dhe disa deputetë të PD janë mbajtur në përgjim nga policia

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha te "5 pyetjet nga Babaramo" se kryedemokrati Lulzim Basha është mbajtur në përgjim nga policia. Sipas tij, janë përgjuar edhe disa deputetë të PD pas denoncimit nga opozita të audiopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt me personazhin kontravers Albert Veliu i njohur ndryshe si "Babalja". "Në këtë vend, skandali mbulon skandalin. Policia e Shtetit e urdhëruar nga ministri i atëhershëm, Fatmir Xhafaj, mbante në survejim prej 24 orësh kryetarin e opozitës. Padiskutim edhe mua si deputet. E dimë nga informacionet në polici. Ka pasur një survejim të plotë të të gjithë personave që janë marrë me këtë çështje, çështjen e Agron Geron Xhafës", tha Salianji. 

Ora 20:52
Denoncoi audiopërgjimin e 'Babales'/ Salianji: Largimi i Xhafajt e zbehu si çështje, qeveria po më sulmon

Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se po sulmohet nga qeveria përmes prokurorisë, pasi ai ka qenë një nga zërat më kritikë të opozitës, ndaj ekzekutivit. Çështja "Babale", thotë Salianji u sfumua edhe për shkak të largimit të Fatmir Xhafajt. Ai vijon të jetë në hetim nga prokuroria, ndërsa shton se çështjen ku pretendohet se është përgjuar Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, prokuroria po e çon drejt mbylljes. "Është venitur si çështje për shkak edhe të largimit të Fatmir Xhafajt. Për gazetarin dhe për mua janë shtyrë hetimet edhe për tre muaj. Ajo ishte thjesht një manovër e PS dhe e Fatmir Xhafajt për t'i bërë presion opozitës, duke goditur në atë moment. Unë isha deputeti që kisha më shumë denoncime ndaj qeverisë dhe ishte një mënyrë për t'i mbyllur gojën kujtdo që godiste qeverinë. Edhe me të akuzuarit e tjerë është e njëjta histori, janë zgjatur me tre muaj hetimet. Unë e kam ankimuar si vendim, por edhe gazetari gjithashtu e ka ankimuar. Ministri jo vetëm i dha mbrojtje të vëllait si drejtues i një bande, por edhe sajoi një dëshmitar, duke përdorur drejtorin e Policisë. Është një varr bosh i drejtësisë, duke shkuar drejt mbylljes së një afere të përfshirjes së mafies në punët e shtetit. Fredi Alizoti ndodhet në burg sepse ka mashtruar për llogari të Fatmir Xhafajt. Tjetri, Albert Veliu (Babalja) ndodhet në Bruksel ku ka kërkuar azil". 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruqja: 05/02/2019 07:18

    O saliljan faqe mafishta .shum i zgjuar dhe shum deshira ke .Rregullat ne demokraci vendosen me vote dhe jo me pace derri dhe nje dite pune .pra o faqepetulla i Dumes zbatoni rregullat demokratike qe asht vota e popullit jo gripimi i hajduteve sic jeni ju .Mbajeni me shkum se populli ate te Ndocit do tju jap o deputet i dashuruar .

    Përgjigju
  • Hinglateri: 04/02/2019 23:06

    Po na hapet barkun me kesi jashtqitje si pune e Salihanit

    Përgjigju
  • Artan: 04/02/2019 21:55

    Sido eshte salianji tgjithe ne vlore e dine se ca mostre ishte Goni. Super trafikant qe niste mall perditr. E di gjithe vlora se ca lloj vemje ishte ai .kshu qe mos u cudisni. Aq legen ishte sa e mori ne qafe babalja. E imagjinoni ju ca plehre .

    Përgjigju
    • xXx: 04/02/2019 23:56

      Po ti Artan qe e dije pse nuk e denoncove?Ky mllefi yt besoj se nuk ka lidhje me mallin.Diku te dhemb ty Artan qerratai...

  • Sifi: 04/02/2019 21:31

    Salianji nuk eshte denoncues, por mashtrues politikan . Si shembell te pergjimwve qe ndidhen ne Shkup , ky donte ta aplikonte ne Shqiperi me babalen . Por nuk ka fytyre dhe akuzon prokurorine ,qe po mbyll ceshtjen , kur vet ky duhet te ishte ne burg , si organizator . Ky e degradoi me keq PD dhe prandaj e perzune . Ky eshte ciban ne politiken shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit