Dosja Babale, shtyhet sërish gjyqi për Ervin Salianjin në Apel! Çfarë fshihet pas zvarritjes dhe çfarë rrezikon deputeti i PD-së

Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen 'Babale', është shtyrë sërish. Këtë herë shkak u bë avokati i deputetit Ledio Braho i cili kishte depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore. 

Në seancë nuk ishte i pranishëm as vetë i pandehuri Ervin Salianji dhe seanca e radhës u caktua me date 28.06.2024, ora 10:00.  

Çfarë fshihet pas?

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi  pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Duket që Salianji i druhet një vendimi të formës së prerë të gjykatës që i kushton heqjen e mandatit të tij, nëse lihet në fuqi vendimi i gjykatës së Tiranës.

Kjo është dhe arsyeja përse Salianji po përpiqet të zvarrisë procesin gjyqësor.

Sot gjykata vendosi të konsiderojë të arsyeshme mungesën e avokatit Ledio Braho por informoi se do të njoftojë personalisht Salianin për seancën e radhës për të marrë pjesë. Gjithashtu ekziston mundësia dhe të caktohet dhe një avokat kryesisht Gëzim Buci, nëse do të ketë sërish tentativë për të shtyrë seancën.

Ndonëse u dënua me burg nga gjykata e Tiranës, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi. Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 12/06/2024 13:01

    Fund karaxhozllekut.Nuk besoj se do shtyhet me gjygji i Apelit te Gjykates se Larte per super mashtruesin,manipuluesin Ervin Salianji.Pa diskutim largimi i tij nga parlamenti do ishte nje ndihmeze e jashtezakonshme per cilesin e parlamentareve e largimin e ketyre "vagabondave e terroristave politik" si perfaqesues i antareve te PD ne parlament do ishte sukses i drejtesis

    Përgjigju
  • anna: 12/06/2024 12:07

    mor po qe duhet te ikin nga politika njerez te tille si Saliani me shoke ...sa me shpejt aq me mire per shqiptaret....ky eshte moster kur e degjon per cdo gje qe flet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik

Alban Daci: Dorëzimi politik përballë një vendimi juridik