Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen 'Babale', është shtyrë sërish. Avokati i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa paraqiti kërkesë për shtyrje, për arsye shëndetësore. Pas mungesës së avokatit Sefa, gjykata e Apelit vendosi të shtyjë seancën për në datën 22 maj ora 10:00.

Avokati i cili po mbron, Geron Xhafën,  Ardian Visha kërkoi sërish që të caktohej avokat kryesisht, pasi po zvarritet procesi.

‘Tregues nuk është vetëm koecidenca e sëmundjes së avokatëve, por edhe mungesa e të gjithë Asamblit të deputetëve që gjithmonë vijnë në seancë! Nuk është rasti që kur sëmurë avokati mundon edhe i pandehuri. Duhet të caktohet avokati kryesisht.’- tha Visha.

Seancën e mëparshme mungoi avokati i Salianjit.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.