Dosja Babale/ Kontradikta Olldashi-Salianji, Alizoti 'masakron' ish- deputetin në gjyq: Bëra çfarë më the për të marrë paratë, hap kamerat

Dosja Babale/ Kontradikta Olldashi-Salianji, Alizoti 'masakron' ish- deputetin në gjyq: Bëra çfarë më the për të marrë paratë, hap kamerat

Çështja “Babale” vijon të zbulojë pas çdo seance gjyqësore të tjera detaje nga skenari i ngritur nga “selia blu”, për të futur në kurth dhe shantazhuar ish- ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pas tërheqjes së Fredi Alizotit, një nga të implikuarit në këtë çështje i cili pranoi të bëjë zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish- ministrit, duket se edhe gazetari Jetmir Olldashi ka bërë hapa pas, duke ngarkuar me përgjegjësi ish- deputetin Ervin Salianji, i cili është akuzuar për inskenimin e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, dëshmitari Alizoti ka akuzuar ish- ligjvënësin Salianji, duke kërkuar që të hapen arkivat e kamerave në selinë e Partisë Demokratike për të parë momentin kur janë takuar para publikimit të materialeve në media.

Teksa më herët dëshmitari ka pranuar stisjen kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh të premtuar nga ish- deputeti, sot ka kërkuar që PD të bëjë transparente pamjet filmike.

“Je mashtrues pasi unë bëra vetëm atë çfarë më thatë dhe e bëra për të marrë paratë që më kishe premtuar se do të m’i jepje nëse unë do të shtiresha si Agron Xhafaj.

Meqë pretendon se s’më njeh, të hapen kamerat e Partisë Demokratike për të parë se si jemi takuar ne para se të bënim regjistrimin”, mësohet t’i ketë thënë përballë në seancën e sotme gjyqësore Alizoti ish- deputetit Salianji. 

Ndërkohë, pas daljes në dritë të këtyre fakteve të reja, gjyqi që u zhvillua te Krimet e Rënda ka marrë një kthesë tjetër, pasi mbrojtësi i gazetarit Jetmir Olldashit, i përfshirë po ashtu në sajimin e këtij audio-përgjimi, hoqi dore nga akti ekspertimit.

Në këtë moment ka ndërhyrë avokati Ardian Vishaj, i cili ka thënë: “Pse hoqët dorë nga aktekspertimi”.

Gjatë procesit pati kundërthënie mes pohimeve, sepse janë konsultuar tabulatet ku Salianji komunikon me “Babalen” që në tetor, kur çështja doli në prill.

Pra Salianji ka pasur komunikim me “Babalen” shumë kohë më parë se sa kjo video të dilte në dritë, gjë që provon se “Babale” ka qënë një person i rekrutuar prej tij për t’i ngritur akuzë publike ish-ministrit.

Ky fakt provon edhe lidhjen midis PD dhe prokurorit Hajdarmataj, që ka përdorur në mënyrë të paligjshme po të njëjtin person të njohur për precedentët penal për realizimin e përgjimeve që më pas rezultuan një bllof pa asnjë element inkriminues të vëllait të ish-ministrit.

Një tjetër pikë e fortë ishte edhe gazetari Jetmir Olldashi, dëshmia e të cilit e dokumentuar gjatë pyetje në Prokurori në procesverbalet e lexuara në gjykatë, ka përplasje të forta me dëshminë e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji sot në seancë.

Olldashi ka deklaruar në Prokurori se këtë video ja ka dhënë Salianji, por ky i fundit sot e ka mohuar, duke ngjallur të tjera dyshime të forta se kemi të bëjmë me një skemë të ngritur shumë kohë më parë për të sulmuar ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, seancat gjyqësore po provojnë mashtrimin publik të ndërtuar në mjediset e “selisë blu” përmes regjistreve të rreme kundrejt premtimit të një pagese prej 200.000 euro, me qëllimin e vetëm për të goditur figurën e kundershtarit politik, ish-ministrit të Brendshëm dhe drejtuesit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 03/10/2019 00:10

    Kam nje pyetje te vockel fare. Ka ndonje perfaqesues nga ambasada Amerikane qe ndjek kete ceshje gjyqesore,jo per gje por se e kam merak te madh dhe s'me ze gjumi naten.Po te kete dikush ndonje informacion le te me heqe merakun,jo per gje por te me sqaroje pak, c'fare kishte me shume Tahiri nga komplotuesi Salianji qe u nderua dhe u respektua kaq shume nga ambasada amerikane?

    Përgjigju
  • xhaxhi Osman: 02/10/2019 20:46

    Por ky pis moti esht dash burgosur ky far Salinjani Edhe Salitjetri bashk

    Përgjigju
  • Idrejti: 02/10/2019 20:30

    Ore ka dejtesi atje apo jo? Pse sikan ven hekurat ketij legeni qe kasajuar gjith keteloj ::: pote ishte ndonje qytetar I thjesh do ishte Vene prangat ne salle turp per drejtesin shqiptare turp nuk bohemi shtet me kurrrrrrrrrreeeeeeeeeee jemi te mallkuarrrr

    Përgjigju
  • Johani: 02/10/2019 19:10

    Une nuk po e kuptoi kete "fare" drejtesie,si eshte e mundur qe çdo akuze e ndertuar apo e trilluar nga PD pjese e se ciles eshte edhe ky fare salianji te hetohet nga gjykata shqiptare bile edhe me urgjence,e kur dalin provat gjykatesit ndalojne dhe tentojne ta kalojne ne heshtje,nje gje dihet tashme se sikur te kishte ndodhur nje komedi e tille kudo ne europe salianji do te ishte moti ne burg bashk me ate pseudogazetarin olldashi,i cili per emrin qe ka me mire te kishte hulumtuar vrasjen e Sokol Olldashit sesa te behej vegel e nje krimineli si salianji,sidoqofte sjellja prej mangupi e salianjit duhet te zgjoi prokurorine dhe ta "edukoi" se si duhet te sillet sidomos kur eshte vet skenarist e vet aktor,krime te tilla ne europe denohen me burg te perjetshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite