Dosja 'Beleri'/ Zëdhënësi i qeverisë greke: Gjithçka ka dalë në dritë është shumë serioze

Dosja 'Beleri'/ Zëdhënësi i qeverisë greke: Gjithçka ka dalë në dritë është shumë serioze

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis

Çështja “Beleri” mbetet përsëri lart në agjendën e qeverisë greke.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës në një intervistë telefonike në një prej kanaleve private të Greqisë ka denoncuar se dëshmitari kryesor në gjyqin ndaj tij ka pranuar se ka marrë para nga policia shqiptare, ndërsa ka kërkuar dhe ka dëshmuar me dyer të mbyllura me pretendimin se i kërcënohet jeta.

I pyetur për këtë ngjarje në konferencën për shtyp në mesditën e së enjtes zëdhënës i qeverisë ka theksuar se vetë kryeministri grek ka përsëritur se çështja e Fredi Belerit është e një rëndësie të madhe për Greqinë.

“Është çështje respektimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Dhe gjithçka që ka dalë në dritë është sigurisht shumë serioze. Shumë serioze, para së gjithash, për vetë çështjen. Ne nuk jemi kompetent për të marrë një vendim, por ajo që u raportua dhe u dëgjua sigurisht ka një vlerë të madhe.“- shprehet zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Pas publikimeve në mediat greke, edhe  zëdhënësi i qeverisë i është referuar  “progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë  ku mes çështjeve të tjera që trajtohen përmendet rasti i Fredi Belerit.

“Raporti që ju i referoheni justifikon qëndrimin grek. Dhe më lejoni t’ju kujtoj se qeveria, për shumë muaj, duke parë se çfarë po ndodhte me Fredi Beleris, e ngriti çështjen në të gjitha nivelet, edhe në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane, edhe  brenda dhe jashtë kufijve, dhe në nivel të Kryeministrit  edhe në nivel të ministrave të Jashtëm . Kjo i jep të drejtë qëndrimit tonë se kemi ngritur dhe ngremë çështjen e respektimit të shtetit të së drejtës, e cila është një kusht themelor për të vazhduar çdo diskutim. Ne vazhdojmë, megjithatë, dhe e besojmë, sepse është e rëndësishme që kjo po fillon tani dhe po pranohet nga gjithnjë e më shumë raporte dhe nga shumë më tepër palë. Dhe shpresojmë për rezultatin më të mirë të mundshëm të shfajësimit të Fredi Belerit.”– shtoi ai.

Mediat greke kanë theksuar se raporti i KE  pranon gjendjen e përgjithshme pozitive të marrëdhënieve Shqipëri- Greqi, por vë në dukje se të drejtat pronësore të minoritetit grek në Shqipëri mbeten një pikë diskutimi dhe se çështja Beleri përbën një burim tensionesh dypalëshe./ TCH

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Helen Dem baba dem: 10/11/2023 08:27

    Ky Bangladeshasi mbron Kurdin Bejler. Yunanistan hesapi

    Përgjigju
  • Mavro: 10/11/2023 08:16

    Ky Është Pakistaninezi i qeverisë helene

    Përgjigju
  • XXX: 09/11/2023 23:15

    Qeveria greke qenka e shqetsuar per pronat e minoritetit grek.Po per pronat e qameve te perzene forcerisht??? Problemi Beleri,pronat,lirite themelore etj,etj,jane dokrra,pikerisht per te larguar vemendjen nga problemi Qam. Qeveria Greke duhet te distancohet nga mbrojtja e nje krimineli si Fredi Beleri,por te ndihmoje ne zbardhjen e masskres se Peshkepise,ku u vrane 2 ushtarake , dhe per te cilen eshte akuzuar edhe Beleri.Asnje qeveri demokratike nuk duhet te perkrahi kriminelet.

    Përgjigju
  • ILIRIA: 09/11/2023 22:40

    More këta qeretallarë zëdhëndësa grekë kur gjyqi bëhet me dyer të mbyllura dhe imarrin veshë çdo të thotë, që shprehen me vonesë për parat që ka paguar policia Shqiptare.KJO PUNË ËSHTË SI PUNA E ASAJ QË U MBARS MALI E POLLI NJË MIUSH. BOLL MOJ GREQI BOLL KE SHUMË GJYNAHE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR. AI I KONVERTUARI ATY KU KA VËNDIN TË RRIJË SE KA LYER. EDHE DUART. ME GJAK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, i djegin BMWX5 në oborrin e banesës (EMRI)

Vlorë, i djegin BMWX5 në oborrin e banesës (EMRI)