Dosja Berishës: Ka abuzime me bixhoz
Basha toleroi pronarët e bingove

Dosja Berishës: Ka abuzime me bixhoz<br />Basha toleroi pronarët e bingove
TIRANE- Kazinotë në kryeqytet kanë shkelur vendimin e bashkisë së Tiranës për t’u transferuar në Shkozë, deri më 1 korrik të 2013-ës, duke sfiduar kështu hapur edhe kryebashkiakun Basha. Madje ata jo vetëm kanë shkelur vendimin duke mos u zhvendosur në zonën e re të caktuar nga bashkia për zhvillimin e aktivitetit të tyre, por as bashkia e Tiranës nuk i ka ndëshkuar, duke i taksuar me 10-fish më shumë, ashtu siç pat deklaruar, për mosrespektimit të vendimit të saj.

Ndonëse bashkia është institucioni që duhet t’i kishte futur nmë listën e subjekteve që paguajnë tatimet për zhvillimin e aktivitetit të tyre, në të vërtetë ka ndodhur krejt e kundërta. Këta biznese e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre, jo në ndonjë rrugicë të fshehur, por në qendër të Tiranës, pa marrë asnjë lloj lejeje.   
Projekti ambicioz i bashkisë së Tiranës, për krijimin e një  qyteteze të lojrave të fatit në Shkozë, dështoi plotësisht, por kjo me sa duket edhe me miratimin e vetë kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Bashkia e Tiranës miratoi në shtator të 2012, një projektvendim, i cili i detyronte të gjitha kazinotë, që duke filluar që nga 1 janari i 2013-ës, të fillonin të zhvendoseshsin në Shkozë, në të kundërt do të aplikoheshin taksa 10-fish më të larta se ata që apolikoheshin deri atëherë. Por as ky vendim, i cili u shoqërua me debate ët forta në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak, nuk u zbatua dhe kryebashkiaku Basha u detyrua që të shtyjë afatin për largimin e këtyre subjekteve drejt zonës së Shkozës.

Kështu afati i largimit të tyre u la që faza e parë të niste në 1 mars të 2013-ës, ndërsa të gjithë subjektet e tjera duhet të ishin larguar nga të gjitha zonat e tjera të Tiranës deri në 1 korrik të 2013-ës, afat pas të cilit do të nisnin të taksoheshin me tarifat e reja si ‘ndëshkim’ për mos zbatimin e vendimit të bashkisë së Tiranës. Por asnjë nga këto vendime të ndërmarra me bujë të madhe nuk u respektua. Por nuk as ndëshkime. Duket se për këtë mosrespektim të vendimeve ka ndikuar edhe fushata zgjedhore e 23 qershorit, dhe me sa duket bashkia e Tiranës ka preferuar të mos konfrontohet me bizneset, ndaj ka heshtur.

Nga ana tjetër, qeveritarwt e dinin mirw problematikën e sektorit në fjalë. Një shkresë, e cila mban datën 8 mars 2012 i është dërguar për dijeni nga ish-kreu i kontrollit të lojrave të fatit të kryeqytetit Viron Bezhani edhe kryeministrit të asaj kohe Sali Berishës, ministrit  Ridvan Bode, si dhe drejtorit të mbikëqyrjes së lojrave të fatit. Përmbajtja e saj e vë theksin tek abuzimet që një sërë kompanish të lojrave të fatit po kryenin duke ushtruar aktivitetin, pa qenë të licencuara, ndërsa makineritë e tyre ishin të pacertifikuara duke i shkaktuar shtetit miliona lekë dëm, por askush nuk ka reaguar duke e lënë këtë biznes që të luluëzojë në çdo cep të vendit, dhe pa paguar asnjë taksë.

Kjo shkrese është dërguar nga ish-drejtori i certifikimit të lojërave te fatit, Viron Bezhani, dhe tregon për amullinë në të cilën funksionon tregu i bixhozit në Shqipëri, por dhe heshtjen e autoriteteve shtetërore ndaj këtij fenomeni.
Për ekspertët, në luftën ndaj këtij fenomeni kanë dështuar një sërë institucionesh; së pari drejtoria e mbikëqyrjes se lojërave të fatit, administrata tatimore, pushteti lokal, Drejtoria e Pastrimit të parave, si dhe Policia e Shtetit. Ndaj që aksioni i policise te ketë rezultat, duhet qe te gjitha këto hallka shtetërore te zbatojnë ligjin.
 
Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?