Dosja e “CEZ” dhe Shkëlzen Berishës, largohet prokurori i çështjes

Dosja e “CEZ” dhe Shkëlzen Berishës, largohet prokurori i çështjes

Ardian Braho

Ardian Braho, një nga prokurorët e dosjes që po heton abuzimet me privatizimin e kompanisë energjetike shqiptare, tek kompania çeke CEZ, është larguar nga hetimi i kësaj dosje. Mësohet se pak ditë më parë, prokurori Braho ka paraqitur tek drejtuesi i prokurorisë Dritan Rreshka, dorëheqjen nga ky hetim, kërkesë kjo që është miratuar. Pas largimit të Brahos, në këtë dosje voluminoze dhe tepër të debatueshme është futur si ndihmës, prokurori Erjon Imeraj. Ky i fundit së bashku me Ndini Tavanin, po udhëheqin hetimin për këtë çështje shumë të përfolur në korridoret e politikës. Kjo pasi në procedurat e privatizimit dyshohet se është i implikuar dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Gjatë kësaj periudhë Berisha është marrë në pyetje në prokurori, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me akuzat politike që i bëhen për privatizimin e kompanisë energjetike. Ndërkohë që lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje dhe ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe një sërë ish-zyrtarë të tjerë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të pyesë dhe biznesmenin Nue Kalaj, por për shkak se ky i fundit qëndron në Kosovë, prokurorët kanë dërguar një letërporosi në këtë shtet për të kryer marrjen në pyetje të tij.

Emri i Shkëlzen Berishës

Emri i Shkëlzen Berishës në lidhje me historinë e privatizimit të OSSH nga qeveria “‘Berisha” dhe kompania çeke “CEZ” u lakua për herë të parë nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, i cili u shndërrua në dëshmitarin kyç që zbardhi prapaskenat e privatizimit abuziv, me një kosto 400 milionë euro për buxhetin e përbashkët të shqiptarëve. Konkretisht, gjatë seancës së komisionit hetimor për çështjen CEZ, në nëntor të vitit 2016, Romeo Kara tha se mund të kishte lidhje mes Shkëlzen Berishës dhe sekserit Nuel Kalaj, por dëshmitari ka deklaruar se nuk kishte dokumente për këtë pretendim. “Ka pasur lidhje të forta me kryeministrin e atëhershëm. Ka takuar ministrin Genc Ruli. Ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë ish-kryeministrin Berisha. Nuk është vetëm një e-mail, por janë disa e-maile që unë kam gjetur, të cilat konfirmojmë që ky person merrte përsipër për të negociuar mes shtetit shqiptar dhe CEZ. Tarifa e suksesit për këtë marrëveshje ishte 3.6 milionë euro, e vendosur në mënyrë të çuditshme për t’u paguar nga ana e fituesit, që ishte CEZ. Thuhet në këtë letër që ky person, në vitin 2011, ka pasur në llogari të tij, 3.6 milionë euro. Thuhet se ka pasur lidhje edhe me të birin e kryeministrit, por nuk ka materiale të plota për këtë”, ka deklaruar Kara para komisionit hetimor.

Dokumenti  

Ka një dokument i cili ishte vendimtar që komisioni hetimor për çështjen CEZ të investohej për të hetuar rolin e Shkëlzen Berishën në procesin e privatizimit si dhe të vendoste për ta thirrur ata si dëshmitar. Bëhet fjalë për një e-maili të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth takimit të planifikuar me Shkëlzenin dhe ish-kryeministrin Berisha. Sipas e-mailit, Josef Hejsek ishte me Nuel Kalajn në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, dhe kishte ardhur në Tiranë për të negociuar me Shkëlzen Berishën dhe Sali Berishën. Nga përmbajtja e e-mailit del qartë se, Nuel Kalaj është negociatori kryesor i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare. “Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit). Çfarë duhet të presim nga kryeministri? Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror, i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje)”, shkruan Hejsek.

Komisioni hetimor

Komisioni hetimor administroi një llogari bankare të Nue Kalajt, i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro. Këto shuma i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. “Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ ka administruar prova shumë të rëndësishme lidhur person Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të Sali Berishës me kompaninë CEZ. Komisioni ka administruar llogari bankare të Nue Kalaj, i cili ka marre nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro. Dhe këto shuma më pas i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Komisioni hetoi pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj, mik i ngushtë i djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha”-ka deklaruar ish-kryetari i komisionit hetimor, Taulant Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 31/03/2018 22:55

    Kesaj i thone pirdh te shfryhesh, ose pordha me Rigon.

    Përgjigju
  • Besniku: 31/03/2018 12:03

    Tani u zgjidh problemi. Do ta hetoje djali i Besnik Imeraj !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase