Kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli përmes një deklarate për mediat në Prishtinë mohoi përfshirjen në dosjen e fajdeve. Ai tha se do të japë dorëheqje nëse një gjë e tillë del e vërtetë.
"Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar që paska pasur fakte në vitin 2013 të ndërmerren veprime me gjashtë vjet vonesë. Kush është ai, ajo ose ata që e kanë mbuluar këtë krim të organizuar më shumë se gjashtë vjet, kujt dhe për çfarë llogarie iu paska dashtë kjo vonesë që ka mundësuar edhe mbulimin dhe mos dënimin e veprave penale.
Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur, të qartë për secilin qytetarë e lëre më për organet tona të drejtësisë. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, me krimin e bërë dhe krimin e fshehur. Gjashtë vjet të mbahet krimi i fshehur dhe mos të dënohet është krimi më i madh. Pa asnjë dyshim shihet qartë se kjo është një skemë e krimit të organizuar dhe po ju siguroj që kësaj pune do t’i shkohet deri në fund.
E gjithë Kosova, e gjithë bota e di se po të vërtetohet që Veseli është pjesë e rastit kriminal, nuk shkon në dorëheqje por drejt e në burg. Dorëheqja është akt moral, që bëhet për t’u hapur rrugë hetimeve. Pra, kur emrin ta përmendin si kërcënim për fajde, duhet të jetë dorëheqja para hetimeve, e jo hetimet para dorëheqjes" tha ai.
Videoregjistrimi pas goditjes së një grupi të dyshuar për vepra kriminale dhe fajde. Në mesin e shumë emrave të përfolur, fajdexhinjtë përmendin edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, i cili mohoi përfshirjen.
Komente


Virusi i shqiperise,ne fakt virus-fitili i politikes kryemafiozi sali berisha arriti qe ta fuse edhe ne kosove kete loje te ndyre,duke filluar se pari ne shqiperi qe siq e di e gjithe bota droga dhe krimi ishin nen komanden e tij dhe te bashes ku krijuan edhe republiken e lazaratit siq e nje e gjithe bota dhe pastaj pak e nga pak duke fajesuar Ramen per drogen arriti ta binde veten sali berisha dhe bashen se drogen e kishte Rama,siq u orvat ta binde boten se Haklajt,azemin,Pashkon,Olldashin,gerdecin,21 janarin,Xhindin,Trebicken e shume te tjere i ka bere Rama nderkohe qe dekorimet dhe shperblimet per ato vrasje i dha vete sali berisha,ka edhe shume krime tjera qe as millosheviqi nuk arriti ti beje ne kosove e qe sali berisha me kriminel te vet si salianji,alibeaj,flamur noka,gani gecet ne kosove e disa tjere qe kur vrasin shqiptar shkojne dhe strehohen ne serbi dhe nderkohe deklarohen patriotbile edhe me te mdhej se Skenderbeu,prandaj e them se nese prokuroria do ta zbuloi skemen e fajdeve ne kosove duhet ta filloje me anton çunin,pasi vllau i tij eshte pothuaj komandanti i ati grupi kriminel e ne vend se ta kapin ujkun kerkojne gjurmet,kurse aktoret e ketyre komedive duan te behen heroi por edhe deputet si salianji me babalen.
Përgjigju